Tre edukatore që punonin në një çerdhe në Detroit, SHBA, janë akuzuar për keqtrajtim të fëmijëve, pasi, sipas të dhënave të policisë ato u kanë dhënë fëmijëve të vegjël çamçakeza me melatoninë, në mënyrë që të binin në gjumë “letargjik”.
Melatonina është substanca që truri prodhon gjatë procesit të gjumit. Kjo substancë qarkullon në formë ilaçi për ata që vuajnë nga pagjumësia.
Të treja e kanë pranuar atë që ndodhi duke pretenduar se nuk mendonin se po bënin ndonjë gjë të gabuar, pasi këto çamçakëza janë produkte që në shtetin e tyre shiten pa ndonjë recetë veçantë.
Arsyetimi i tyre rezultoi i pavend, pasi në ambalazhin e sustancës shkruhej se ndalohet konsumimi i produktit në fjalë, për fëmijët nën 16 vjeç.
Të tre të arrestuarat, të moshës 32, 19 dhe 25 vjeçare, do të paraqiten në gjyq më datë 4 prill.
d.gj/ Shqiptarja.com