SHBA - Qytetarët e Detroit-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar dhe të pakënaqur me planin e qeverisë vendore për të shitur pronat publike dhe për të ulur pensionet në mënyrë që të paguajë borxhet, pasi qyteti ka paraqitur deklaratën e falimentimit më 18 korrik.
Kompania menaxhere për emergjencat, autorizuar nga guvernatori i Michiganit tha se Detroiti nuk ishte më në gjendje të paguante borxhin prej më shumë se 18 miliardë dollarë amerikanë.
Mediat vendase thanë se pushteti vendor mund të shiste pronat e qytetit përfshirë dhe Institutin e Arteve në Detroit. Instituti i Artit është themeluar në vitin 1885 dhe është shtëpi e më shumë se 60 mijë koleksioneve, përfshirë kryeveprat e Vincent Van Gogh dhe Pieter Bruegel.
Sipas raporteve të mediave lokale, Muzeu Historik dhe Biblioteka e Detroitit gjithashtu mund të përballen me të njëjtin fat. Shumë banorë janë të shqetësuar për të ardhmen e koleksioneve duke thënë se institucionet janë një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre kulturore, duke shtuar se heqja e objekteve do të privojë të drejtat e fëmijëve të tyre për të mësuar rreth kulturës së qytetit dhe artit ndërkombëtar.
Instituti i Artit njoftoi se koleksionet i përkasin jo vetëm banorëve të Detroit, por gjithë kombit amerikan dhe ato nuk mund të shiten për para.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com