Në dokumentin e siguruar nga Report TV, sa i takon klimës politike, qeveria e konsideron marrëveshjen e 18 majit një provë të angazhimit të ekzekutivit për konsensus politik që ndikoi pozitivisht në procesin e integrimit.
Duke u ndalur tek lufta kundër krimit të organizuar, qeveria është fokusuar në raport në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, u shënua një rritje masive prej 73.459 kg në sasinë e kanabisit të sekuestruar.
Gjatë vitit 2017, sipas qeverisë janë asgjësuar 933.014 bimëve narkotike në 2 754 parcela. Këto, sipas raportit janë 1.7 milionë rrënjë më pak, krahasuar me vitin 2016.
“Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia me 1.722.789 në numrin e bimëve narkotike të asgjësuara dhe me 3476 në numrin e parcelave të identifikuara, është rezultat i reduktimit në nivele domethënëse të kultivimit të kanabisit. Rezultatet në identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ishin gjithashtu pasojë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshi misionet e fluturimit me Guardia di Finanza të Italisë”, thuhet në raport.
Raporti vlerëson se provat e para të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe Vettingu shtesë në polici, do të jenë elementë favorizues që Shqipëria të hapë negociatat. Por me hartimin e legjislacionit të përafruar që kërkon Bashkimi Evropian, Shqipëria ke ende shumë për të bërë: dhjetëra projektligje dhe akte nënligjore duhet të miratohen nga parlamenti dhe qeveria.

VIDEO











