TIRANE 21 Qershor/ATSH/- Ministria e Financave bën të ditur se deri në datën 13 qershor biznesit i janë paguar 13.5 miliardë lekë detyrime të papambetura. Pas urdhrit të ministrit të Financave Shkëlqim Cani për bllokim të fondeve të ministrive nëse nuk kryenin pagesat duket se është përshpejtuar ndjeshëm ritmi i tërheqjes së pagesave.
Referuar të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave, deri në datën 13 qershor vlera e çelur nga buxheti ishte 18.2 miliardë lekë, nga e cila është paguar në total rreth 13.5 miliarde lekë, apo rreth 74% e totalit të çelur.
Nga totali i shumës së paguar, 60% ka shkuar për rimbursimin e TVSH-së. Për rimbursimin e TVSH-jë janë tërhequr rreth 8 miliardë lekë, nga 8.3 të çelura, apo rreth 95%. Për investimet janë tërhequr 3.55 miliardë lekë, nga 3.72 të çelura, apo rreth 95%.
Në 21 maj 2014, Ministri i financave Shkëlqim Cani firmosi një urdhër, në bazë të së cilit, nëse ministritë e linjës apo institucionet e tjera shtetërore nuk u lëvrojnë detyrimet e prapambetura bizneseve, brenda 10 ditësh, pasi paratë kanë kaluar nga Ministria e Financave në thesar, atëhere ato do të rrezikojnë që t'u bllokohen shpenzimet e tyre. Deri në këtë periudhë, tërheqjet e detyrimeve nga bizneset po ecnin me ritme të ngadalta.
Për detyrimet e prapambetura në kategoritë e tjera (vendime gjyqesore, emergjenca civile, shpronesime, etj), shuma e çelur nga financat është 3.7 miliardë lekë./a.gjonaj/f.n/
/Shqiptarja.com