TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen e devijimit të lumit Radika në Maqedoni dhe sipas tij, kryeministri Edi Rama, gënjen pasi kjo çështje është diskutuar dhe për të është rënë dakord.
Me një shënim në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se, “një polemikë e gjerë ka shpërthyer lidhur me një projekt të autoriteteve maqedonase për ndryshimin e derdhjes së lumit Radika nga Drini i Zi në lumin Vardar, me qëllim ndërtimin e një HEC-i në fushën e Lukovës”.
“Ky projekt është refuzuar me argumenta bindës nga qytetarët e Dibrës dhe i gjithë Këshilli Komunal i Komunës së Dibrës që kanë Radikën rrjedhë jete për florën, faunën, klimën, ujitjen e peisazhit në komunën e tyre”, shkruan Berisha.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, “devjimi i lumit zvogëlon shumë edhe ujrat e Drinit të Zi. Duke mirëkuptuar plotësisht nevojat dhe përpjekjet e Maqedonisë për burime energjitike, ju bëj thirrje autoriteteve të këtij vendi të heqin dorë nga ky projekt, i cili është pritur me zemërim legjitim nga qytetarët e Dibrës së Madhe”.
“Është e papranueshme të ndërmerret një projekt i tillë në kundershtim me vullnetin e banorëve të Dibrës”, thekson Berisha në shënimin e tij. “I bëj thirrje Bankës Boterore, tek e cila qeveria maqedonase ka dorëzuar projektin, të mos mbeshtesë një projekt që dëmton Parkun Kombëtar të Mavroves dhe që vjen në kundërshtim me disa koventa ndërkombëtare për mjedisin dhe ujrat si: Espoo; Aarhus; Direktiva për zonat e mbrojtura mjedisore pjesë e rrjetit Natura 2000 dhe Direktiva kuadër e Ujërave e BE”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas ish-kryeministrit, reagimi në Facebook i Ramës është dëshmi e kodit të heshtjes së tij. “Përveç këtyre, projekti është refuzuar masivisht nga qytetarët e Dibrës së Madhe.
Gjithashtu theksoj se prononcimi i Ramës në FB e tij, se nuk ka projekt për devjimin e Radikës dhe se ai "nuk di asgjë, nuk shoh gjë" është thjesht dëshmi tjeter e kodit të heshtjes dhe trillimi i tij i radhës në kuadrin e platformës së tij të politikës, të zero problemit me fqinjët”, shkruan Berisha.
“E vërteta është se muajt e fundit midis dy qeverive është diskutuar për projektin, mënyren e kompesimit të Shqipërisë, madje në parim është rënë dakord për të”, përfundon ish-kryeministri Sali Berisha, shënimin e tij në Facebook.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com