TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në lidhje me  projektin maqedonas të ndërtimit të hidrocentralit të Fushës së Lukovës i cili devijon rrjedhën e lumit Radika. Në orët e pasdites LSI-ja, ka mbledhur edhe grupin parlamentar që ka mbështetur këtë nismë.

ORA 17:00 LSI MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të LSI-së, gjatë së cilës është dhënë mbështetja për kërkesan për interpelancë me ministrin e Jashtëm për devijimin e lumit Radika.  Gjatë mbledhjes së drejtuar nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, deputetët kanë përcaktuar edhe axhendën e grupit për veprimtarinë e këtij sesioni.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, tha se, “prioritet do të jetë ndjekja e paketës së biznesit fason”.  Gjithashtu sipas tij, një tjetër prioritet do të jetë edhe reformimi i maturës shteterore si dhe reforma administrative.

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, prioritet është reforma në drejtësi, zhvillimi rural, etj.

VASILI: INTERPELANCE URGJENTE ME MINISTRIN BUSHATI
Kryetari i grupit parlamentar të LSi-së Petrit Vasili u shpreh sot se arsyet kryesore të interpelancës është se projekti është qartësisht në kundërshtim me gjithë kornizën ekzistuese ndërkombëtare ligjore për çështjet çështjet e rrjedhave ujore dhe zonave ujëmbajtëse ndërkufitare, por dhe në kundërshtim me marrëveshjen firmosur mes Shqipërisë, ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, Greqisë, Kosovës dhe Malit të Zi në lidhje me basenin e Drinit në vitin 2011”

Vasili thotë se interpelanca urgjente është kërkuar të realizohet në datën më të afërt dhe më të parë të Parlamentit dhe është depozituar në selinë e Kuvendit në zyrën e Kryetarit të Kuvendit dhe një kopje e kërkesës është vënë në dispozicion të medias.

Deputetët që kanë kërkuar interpelancë urgjente janë Agron Çela, Luan Duzha, Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Keiti Mehmetaj.  Ata kërkojnë "për t'u informuar si përfaqësues të Parlamentit shqiptar por edhe opinioni publik lidhur me problematika tepër të rënda që lidhen me devijimin e lumit të Radikës në Maqedoni dhe tërë burimeve të cilat prekin drejtpërdrejt prurjet e tij dhe që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejt me reperkusionit në lumenjtë shqiptarë." - tha kreu i grupit të  LSI-së Petrit Vasili në një prononcim për median nga selia e Kuvendit.

Për Vasilin kjo interpelancë në një moment kaq të rëndësishëm vjen në vijim të shqetësimeve të thella të bëra publike dhe në median shqiptare nga deputeti Spahiu, të shqetësimeve të bëra prezent në Kuvendin e Shqipërisë në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme dhe në shqetësime të bëra prezent dhe në mjaft takime me qytetarë të Dibrës.
 
“Mospasja e asnjë sinjali të ndryshimit të qëndrimit nga autoritetet maqedonase lidhur me këtë çështje si dhe nga mungesa e shpjegimeve dhe informacioneve nga qeveria shqiptare lidhur me ndjekjen që ajo i ka bërë problemit apo me planin që ajo ka për ta ndjekur çështjen deri në fund, grupi i deputetëve të LSI kërkoi këtë interpelancë urgjente në mënyrë që të njihen me mënyrën se si kjo çështje kaq e rëndësishme dhe me ndjeshmëri ta madhe publike është menduar të ecet më përpara në mënyrë që transparenca dhe vënia e interesave të vendit mbi çdo gjë të jetë e dukshme për secilin nga ne deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, por dhe për qytetarët shqiptarë të këtij vendi. “- nënvizoi Vasili.

VASILI: PROJEKTI QARTESISHT NE KUNDERSHTIM ME LIGJET DHE MARREVESHJEN E 2011
“Arsyet themelore objektive të kësaj interpelance lidhen me faktin sepse projekti i fushës së Lukovës është qartësisht në kundërshtim me gjithë kornizën ekzistuese ndërkombëtare ligjore për çështjet çështjet rrjedhave ujore dhe zonave ujëmbajtëse ndërkufitare, por dhe jo vetëm, dhe ky projekt është në kundërshtim me marrëveshjen Drini një vizion i përbashkët, i firmosur mes Shqipërisë, ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, Greqisë, Kosovës dhe Malit të Zi në lidhje me basenin e Drinit në vitin 2011.”

VASILI: QEVERIA TE KERKOJE PRERE ZBATIMIN E MARREVESHJES SE DRINIT
"Në marrëveshjen 'Drini, një vizion i përbashkët strategjik', përcaktohet qartë që korniza ligjore për tu zbatuar nga kaskada e Drinit është ajo Europiane veçanërisht direktiva 2000 fraksion 60 e Parlamentit Europian, ky projekt bie ndesh edhe me këtë direktivë në të cilën specifikohet se në rastet kur ka efekte ndërkufitare zgjidhja duhet të jetë për të gjithë kaskadën me marrëveshje. Ky projekt ka një efekt ndërkufitar të qartë e të padiskutueshëm dhe në këtë marrëveshje përcaktohet se çdo ndëërhyrje në menaxhimin e kaskadës duhet të jetë e koordinuar dhe e aprovuar. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Aq më e qartë dhe evidente bëhet situata në mënyrë të veçantë të projektit tjetër të HEC-it Boskov Most, i cili është tashmë në fazën përfundimtare të tij dhe gati për fillimin e punimeve të ndërtimit dhe është një subjekt i të gjitha kundërshtimeve të mësipërme sepse menaxhimi i kaskadës duhet bërë me një marrëveshje dypalëshe. Në mënyrë të veçantë për projektin e fundit ju keni në dispozicionin tuaj edhe situatën në të cilën ndodhet projekti ku do të gjeni që ky projekt me një fuqi prej 70 megavat, data 7 qershor i 2011, ndërkohë që statusi i tij pikërisht në site e tyre është një status i firmosur. Interpelanca jonë ka qëllimin shumë të rëndësishëm dhe pozitiv për vënien në lëvizje maksimale të gjithë mekanizmave të qeverisë shqiptare që ajo të kërkojë qartë dhe prerë zbatimin e marrëveshjes 'Drini, një vizion strategjik i përbashkët', dhe në këtë mënyrë ne bëjmë as më shumë dhe as më pak por detyrën tonë ndaj pasurisë së përbashkët kombëtare ku rezervat ujore janë të tilla dhe strategjike dhe njëkohësisht bashkohemi me ato shqetësime shumë të mëdha të opinionit publik, i cili kërkon në mënyrë të drejtë e të përsëritur transparencë dhe shqetësim në mënyrë të qartë dhe specifike deputeti i qakrut të Dibrës Spahiu e ka kërkuar në mënyrë insistuese për shkak të një ndjeshmërie, e cila siç dhe ai paralajmëronte rrezikonte të hynte në një rrjedhë të tillë sikurse ajo për fat të keq ka hyrë. "- argumenton Vasili.

Ndërkohë ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të deputeti të Dibrës, Roland Keta. Ai i kërkoi qeverisë të reagojë sa më shpejtë, ndryshe për këtë çështje nuk do të gjejë zgjidhje. 
PD: Qeveria të reagojë menjëherë për devijimin e lumit Radika   

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)