Devijon avionin për ish-gruan
pranga egjiptianit, lirohen pengjet

Devijon avionin për ish-gruan<br />pranga egjiptianit, lirohen pengjet
Pas disa orësh tension ka përfunduar me prangosjen e pengmarrësit, drama e avionit të “EgyptAir” në Aeroportin e Larnakas në Qipro, ku “Airbusi A320” bëri ulje të detyruar.

Ministria e Jashtme qipriote konfirmoi përmes Twitterit se, incidenti ka përfunduar dhe njeriu që shkaktoi të gjithë këtë pështjellim, tashmë është në duart e autoriteteve. Ai është identifikuar si Seif El Din Mustafa.

Disa raporte thonë se, ai kërkonte të fliste me ish-bashkëshorten e tij qipriote dhe vet Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades deklaroi shumë shpejt se, nuk bëhej fjalë për një akt terrorist.

Çfarë ndodhi më parë
Një mëngjes i trishtë për 81 pasagjerët që udhëtonin me avionin"Egjipt Airline" nga Aleksandria drejt Kairos në linjën e brendshme. MS Flights 181 u detyrua të bëjë një ulje të papalanifikuar në Larnaka pasi një person në bord që u dyshua fillimisht si terrorist kërcënonte se kishte të veshur një jelek eksploziv.
 
Seif Eldin Mustafa një egjiptiano amerikan, babai i katër fëmijëve e kishte ulur avionin në Qipro pasi kërkonte të takonte ish gruan e tij me origjinë qipriote me të cilën kishte disa kohë që ishte ndarë.
 
Pas rreth 6 orësh negociata Mustafa i cili ishte vërtetë i veshur me jelek dhe brez shpërthyes ka bërë të mundur lirimin e të gjithë personave që mbante peng në bord.
 
Fillimisht akti u raportua si terrorist por autoritetete lokale e mohuan këtë fakt duke hedhur poshtë edhe zërat se ai kërkonte azil politik në Qipro.
 
Ministria e Jashtëme dhe presidenti e quajtën atë thjesht një idiot dhe aspak të lidhur me një akt terrorist

avioni
Foto të tjera

dorezimi
(Momenti i dorëzimit të pengmarrësit) Foto të tjera
 
 Zhivillimet minut pas minuti
Ora 10:40 Presidenti i Qipros: Rrembimi s'ështe i lidhur me terrorizmin
Presidenti qipriot, Nicos Anastasiades, ka thënë se rrëmbimi nuk është e lidhur me një sulm terrorist, ndërsa Ministria e Jashtme tha se Samaha nuk ka kërkuar azil politik, ai është një idiot nuk ëhstë terrorist ka thënë
 
Ora 10:30 Kamikazi kërkon ish-gruan e tij qipriote
Ibrahim Samaha ishte profesor i Veterinarisë në Universitetin e Aleksandrisë , ndërkohë ish-gruaja ishte nga Qipro. Në negociata me policinë ai ka kërkuar t'i japë një letër asaj madje kërkon që ta takojë. Policia ka shkuar ta marrë atë për të bërë të mundur zhbllokimin e situatës që po terrorizon të gjithë pengjet dhe autoritet qipriote 

avioni qipro

Ora 09:56 Atentatori kërkon azil polik
Televizioni shtetëror egjiptian  ka identifikuar atentatorin që mban peng avionin Airbus 320 të 'EgyptAirline, Ibrahim Samaha. Ai i ka dorëzuar një letër ku shkruhet se kërkon azil politik në Qipro


Ora 08:40 Avioni kryen ulje te detyruar në Qipro
Avioni ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Sipas informacioneve të para thuhet se një ose më shumë persona kanë marrë peng avionin.Në këto momente po zhvillohen negociata me policinë dhe po lirohen pasagjeret me perjashtim te ekuipazhit. Në avion ka 80 persona. 

Aeroporti është mbyllur përkohësisht. Informacione të tjera thonë se ndoshta është vetëm një person me armë në avion dhe deri tani nuk ka kërkuar diçka konkrete.

Në bordin e avionit dyshohet se ndodhet një person i armatosur me bombe

avioni peng

avioni peng

avioni peng

avioni peng
Foto të tjera

harta

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë