Devoll/ Aksident në fshatin Progër, mjeti del nga rruga! Katër persona kanë mbetur të plagosur, me shoferin 18 vjeçar po kryhen veprimet proceduriale

Devoll/ Aksident në fshatin Progër, mjeti del nga rruga! Katër persona kanë mbetur të plagosur, me shoferin 18 vjeçar po kryhen veprimet proceduriale

Foto ilustruese

Devoll -Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Progër.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, siç bëhet me dije për Report Tv. Raportohet për të plagosur teksa policia është në vendin e ngjarjes.

Bëhet me dije nga  policia se në mjet udhëtonin 4 persona të cilët kanë mbetur të plagosur pasi mjeti i tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Gjithashtu mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tip 'Volvo',  ishte një 18 vjeçar N.P., me të cilin policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

'Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip "Volvo", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.'

Lajmi ne perditesim..

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë, përplasen 2 makina 

Aksident në Korçë, përplasen 2 makina