Devoll, dhunoi shoqen e gjyshen
e saj 84-vjeçare, arrestohet i riu

Devoll, dhunoi shoqen e gjyshen<br />e saj 84-vjeçare, arrestohet i riu
DEVOLL- Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Devollit pasi ka ushtruar dhunë mbi një vajzë dhe gjyshes së saj brenda shtëpisë së tyre.

I arrestuari Ergest Palloj, banues në fshatin Poloskë (Devoll) ka goditur me sende të forta gjyshen 84-vjeç V.Z dhe vajzën 24-vjeç me inicialet M.N të cilën mendohet se e ka shoqe, për motive të dobëta.

Ai ka hyrë me dhunë në banesën e 24-vjeçares duke shkatërruar dyert e banesës e disa orendi shtëpiake. Të dhunuarat kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe pas mjekimit në spital janë larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhunimi i banesës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve