Korçë, flet gjyshi i 13 vjeçares së ngacmuar seksualisht nga 64 vjeçari: E joshte me patatina! Ka qenë i dënuar më parë për përdhunim e vrasje

(Foto: Ne te djathte burri i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 13 vjecaren. Ne te majte mamaja e te mitures

Gjyshi i vajzës 13 vjeçare e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga 64 vjeçari bashkëfshatar në Korçë ka pranuar se ngjarjen e dinin por po përpiqeshin ta mbanin të mbyllur që të mos përhapej.

Tregon dhe se kur vendosën që të bënin denoncimin.

“Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjeçarin. Ne e kishim marrë vesh por donim sikur ta izolonim si muhabet.  Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan kjo (mbesa) erdhi dhe komunikonte me atë. Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.

Kjo sikur u step dhe u mundua ti fshinte ato që kishte shkruajtur, Unë u detyrova ja mora por nuk e merrja vesh çfarë kishte bërë. Nusja e madhe kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen. Ata kishin kohë por unë para dy ditësht e zura me telefon. Ata takoheshin edhe jasht fshatit. Mbesa është 13 ai 64 vjeç

Edhe gjyshi ka treguar si burri joshte mbesën e mitur.

“Në gjak jemi por të largët por këtë e joshte me ndonjë lek, na vinte në shtëpi me patetina në dorë. Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e turpit por do e shohin mjekët se ka edhe një shënjë në krah. Policia e mbajti telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha.

Ai  ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger.

Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova. Nuk ja shinim lekët por vinte me qeskë me patetina etj.

Vajza jeton me nënën dhe motrën babain e ka në Greqi.

Gjyshi fillimisht ka kërkuar të kontaktojë me 4 vjeçarin por pasi ky ka refuzuar. Pasi ka takuar një oficer policie  ky I fundit I ka thënë që të bënte denoncimin

“Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu. Më tha merr dhe telefonin me vete dhe sille. E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjonjësve më ka ngacmuar”

Gjyshi tregon se 64 vjeçari ka qenë I dënuar dhe më parë në një rast për përdhunim të një gruaje në fshat dhe njëherë për një vrasje.

Babai I 13 ende nuk e di.

“Të jatit nuk i kemi treguar as familjarëve të tjerë na vjen ashtu… si tju thuash….


Lajmi kryesor:

Korçë/ 13 vjeçarja denoncon se u ngacmua seksualisht nga 64 vjeçari, Flasin familjarët: E joshte me para e patatina


S.G/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë