Devoll, përmbyset zetori, zë
poshtë një 14-vjeçar, ndërron jetë

Devoll, përmbyset zetori, zë<br />poshtë një 14-vjeçar, ndërron jetë
DEVOLL- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Miras të Devollit, ku një makinë bujqësore zetor, është përmbysur në një kanal dhe për pasojë ka zënë poshtë një 14-vjeçar.
 
I riu, i identifikuar si Romario Zaçe, nga fshati Miras, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

romario zace
(Foto: Në të djathtë Romario Zaçe, humbi jetën nga aksidenti)
 
Burime nga policia dhe nga dëshmitarët në vendgjarje kanë bërë me dije se 14-vjeçari ishte në pjesën anësore të zetorit, i cili drejtohej nga djali i xhaxhait të tij, 24-vjeçari Gilbert Zaçe. Në momentin që zetori ka rrëshkitur në kanal edhe pse 14-vjeçari ka tentuar të hidhet, mjeti e ka zënë poshtë duke i shkaktuar atij edhe vdekjen.
 
“Nuk e kuptuam sesi u përmbys zetori. Ishte terren i thyer. Ne i thirrëm 14-vjeçarit të hidhej, por ai nuk mundi të hidhet, dhe zetori e zuri poshtë” tha për Tv “A1 Report”, 65-vjeçari Halil Koçinaku, i cili i kishte marrë dy të rinjtë si punëtorë për të mbledhur barin.
 
Mësohet se dy kushërinjtë punonin në këtë mënyrë për të siguruar të ardhura.
 
Ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë se Devollit të cilat kanë shoqëruar edhe drejtuesin e zetorit, Gilbert Zaçe, djali i xhaxhait të viktimës, i cili është dërguar më pas në spital për shkak se kishte marrëe disa plagë të lehta në trup dhe ishte i tronditur për shkak të ngjarjes.
 
Kjo është hera e dytë në Devoll që shënohen viktima nga mjetet bujqësore. Kujtojmë këtu se dy muaj më parë dy gra humbën jetën në lumin e Devollit, si pasojë e përmbysjes së një zetori tjetër në lumë.

gilbert zace me logo
(Foto: Gilbert Zaçe, drejtuesi i zetorit, u plagos nga aksidenti)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim