DEVOLL- Një konflikt për pronat ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Pas një sherri për pronat, Gjergji Rodhani 27 vjeç, nga fshati Stropan i Devollit  ka shkuar pasditen e sotme në banesën e komshinjve të tij dhe ka qëlluar disa herë me armë.
 
Sipas policisë së Devollit të mbërritur në vendngjarje, shtetasi Gjergji Rodhgani ka tentuar të qëllojë mbi fqinjen Merita Bylykbashi, 50 vjeç, por kjo e fundit fatmirësisht ka arritur t’i shpëtojë plumbave.
 
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, çifte gjahu.
 
Materialet ndërkaq i kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)