Dezertimi, Demiraj u kujton
himnin: Kthehuni në Atdhe!

Dezertimi, Demiraj u kujton<br />himnin: Kthehuni në Atdhe!<br>
Ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj ka reaguar pas lajmit për dezertimin e 4 ushtarakëve të trupave Komando, të cilët nuk janë kthyer në punë pas një trajnimi në Angli.

Në një postim në facebook  Demiraj e cilëson kët veprim si të  patolerueshëm dhe të papranueshëm dhe me gjithë kushtet e punës, ky gjest nuk justifikohet. Ai iu kujton më tejë atyre himnin e flamurit dhe iu bën apel të kthehen në atdhe.

Postimi i plotë i Demiraj:

Të dashur miq, kolege!

Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por qe nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit. 
Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshmem dhe papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.

Megjithese e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punes jane te nivelit te ulet, (dhe kjo jo vetem tani) perseri kete veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as keto kushte, pasi ushtaraket kanë bërë betimin në Flamur.

Te dashur kolege!

Ne jemi vend antar i NATOs dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit....

Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:
"Prej lufte veç ai largohet, 
Që është lindur tradhëtor, 
Kush është burrë nuk frikohet, 
Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.

Me qellimin qe ti qëndrojmë besnik ketij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe. DD.

 

Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat