TIRANE- Anëtari i PLL në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja, kalon në krah të LSI-së. Gjatë mbledhjes të dy ditëve më parë të Këshillit Bashkiak, Kraja deklaroi publikisht se kishte kaluar në grupin e LSI duke e çuar në këtë mënyrë numrin e anëtarëve të majtë në 33 kundrejt 22 të së djathtës. Menjëherë pas këtij ka reaguar PLL, që thotë se ky është një pazar i turpshëm. “Partia Lëvizja e Legalitetit i ka paraprirë me kohë këtij shqetësimi. Qysh para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ajo ka kërkuar që në amendimet e Kodit Zgjedhor të caktoheshin pengesa ligjore për trafikimin e mandateve.
Trafikimi i mandateve deformon vullnetin politik të elektoratit dhe e demotivon atë për të votuar. Arena politike po kthehet në një pazar të turpshëm ku po krijohen modele të shëmtuara dhe ku po spikat një stereotip. Partia Lëvizja e Legalitetit i bën thirrje klasës politike shqiptare që të ndërgjegjësohet për dëmet që i sjell demokracisë trafikimi i mandateve dhe mos ta stimulojë këtë ves të turpshëm,” thuhet në një njoftim të PLL. Krahas kësaj, gjatë ditës së djeshme, Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës së bashku me këshilltarët e majtë theksuan se buxheti vjetorë për kryeqytetin ka ngelur në klasë pasi ka mungesë transparence.
Veç kësaj, Dalipi i bëri thirrje Bashës që të mos mungojë më në mbledhejt e këshillit. Në një konferencë të posaçme Dalipi ka argumentuar vendimin për shtyrjen e buxhetit vjetor të Bashkisë dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të mos pengojë procesin e miratimit të fondeve për kryeqytetin. “Pr/buxheti ngeli në klasë, duhet të japë një provim të ardhshëm javët e ardhshme. Ne i bëjmë thirrje zotit Basha të vijë dhe të ketë kurajo të krijojë hapësirën e duhur, të vijë të dëgjojë, të bëjë transparencë” – u shpreh Dalipi. Në mbledhjen e djeshme të këshillit Bashkiak në vendin e kryetarit të Bashkisë ishte ulur nënkryetari i saj, Bozdo, për të bërë prezantimin e projekteve.
Shkrimi u publikua sot (29.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com