Ushtari i Koresë së Veriut kishte ecur në Zonën e ndaluar të Koresë së Jugut pak pas orës 08:00 në orën lokale. Ai kishte dalë nga një mjegull e dendur në një pikë kontrolli.
Ai është ushtari i katërt i Koresë së Veriut që e braktis shtetin këtë vit. Incidenti vjen një javë pas një prej arratisjeve më dramatike në kohët e fundit.
Në atë incident, më 13 nëntor, një ushtar u qëllua ndërsa u arratis në anën jugore të Zonës së Përbashkët të Sigurisë në fshatin Panmunjom.
“Incidenti i së enjtes u zhvillua në një pikë kontrolli në vijën e frontit perëndimor”, tha Roh Jae-cheon, zëdhënës i shefave të përbashkët të stafit të Koresë së Jugut.
Mjegulla e rëndë kishte zbritur në zonë, duke kufizuar dukshmërinë në rreth 100 metra, Por ndërsa ushtari i Koresë së Veriut u afrua, lëvizjet e tij u kapën në pajisjet e mbikqyrjes.
I arartisuri është marrë në paraburgim dhe është siguruar. Autoritetet tani po hetojnë se çfarë e nxiti atë për të bërë kalimin. Ushtari, i cili mendohet të jetë 19 vjeç, po mbante një pushkë AK-47 por asnjë zjarr nuk u shkëmbye.
Por pak pas kalimit të tij, një grup rojesh kufitar nga Veriu iu afrua kufirit, duke u shfaqur për të kërkuar për shokun e tyre, sipas ministrisë së mbrojtjes të Koresë së Jugut. Ushtarët e Koresë së Jugut gjuajtën rreth 20 të shtëna paralajmëruese.
Zyrtarët thanë se zhurma e të shtënave nga Korea e Veriut u dëgjua rreth 40 minuta më vonë, edhe pse asnjë plumba nuk u gjet që të kishte kaluar kufirin.
Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com












