Dhëndri i Berishës flet për incidentin
në mbledhjen e Kryesisë së PD

Dhëndri i Berishës flet për incidentin<br />në mbledhjen e Kryesisë së PD
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha në një postim në Facebook referuar mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PD shprehet se gjithçka shkoi mirë, pavarësisht incidentit në fillim.
 
Jamarbër Malltezi deklaron se debati ishte me fryme konstruktive dhe me ndjenjën e merakut për të ardhmen e PD dhe përballjen me pushtetin e korruptuar që, sipas tij me para droge, vjedhjesh pronash publike blen gjithkënd, përfshi ambasadorë dhe europarlamentare.
  
Te nderuar miq, mbledhja e djeshme e kryesise se PD - pavaresisht nje indicenti te papelqyeshem ne fillim - ishte ndofta mbledhja me e mire qe kemi pasur pasi cdokush pati nje mundesi te flase dhe thote mendimet e tij/saj sic i mendon.
 
Debati ishte me fryme konstruktive dhe me ndjenjen e merakut per te ardhmen e PD dhe perballjen me pushtetin e korruptuar qe me para droge, vjedhjesh pronash publike etj. blen gjithkend, perfahi ambasadore dhe europarlamentare.
 
Zgjati plot 4 ore dhe 20 minuta dhe doli me nje vendim unanim cfare eshte nje vlere e shtuar dhe jep shprese per nje reflektim me te mire dhe bashkim. Zoti na ndihmofte ne perballjen me te keqen qe ka pushtuar vendin
” shkruan Malltezi. 

Mbledhja e djeshme u shoqërua me debate të forta, ndërsa pati edhe një përplasje mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011