Përbërësit:
- 500 gr miell gruri
- 1 litër dhallë
- 2 filxhanë kafeje yndyrë
- 100 gr djathë i thërrmuar
- 1 vezë
- 1 copë gjalpë i ngrirë
- 1 lugë çaji sodë
- 1 lugë kafeje kripë
- 1 lugë kafeje sheqer
- Pak piper i zi
Përgatitja:
Në një enë hedhim vezën, dhallën, vajin, kripën dhe sheqerin. I rrahim mirë me telin e ëmbëlsirave. Shtojmë përbërësit e thatë: miellin, sodën dhe piperin, duke i përzier derisa të bëhet një brumë i butë dhe homogjen. Lyejmë me gjalpë një tepsi dhe hedhim tre garuzhde brumë, e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e vendosim për t'u pjekur në furrë të parangrohur për 5 minuta. E nxjerrim nga furra, e lyejmë përsipër me copën e gjalpit të ngrirë dhe hedhim përsëri tre garuzhde brumë. E vendosim sërish në furrë për 5 minuta, por rezistencën e poshtme të furrës duhet ta shuajmë (kështu do të piqet vetëm shtresa e sipërme). Veprojmë përsëri me të njëjtën mënyrë, sa të mbarohet i gjithë brumi. Në përfundim, e heqim nga furra dhe e lyejmë me gjalpë. E lëmë pak që të vaket dhe e presim për ta shërbyer me pak djathë të bardhë sipas dëshirës.
Komente












