Dhallanik tradicional me shtresa nga zonja Albana

Dhallanik tradicional me shtresa

Përbërësit:

  • 1 litër dhallë
  • 500 gr miell
  • 1 lugë çaji sodë
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 2 filxhanë kafeje yndyrë
  • 1 vezë të freskët
  • 100 gr djathë të bardhë
  • 1 kubik gjalpë i ngrirë
  • Pak piper të zi

Përgatitja:

Rrahim vezën me dhallën, kripën dhe sheqerin dule shtuar gradualisht miellin e trazuar me sodën e bukës dhe me pak piper. Shtojmë vajin dhe e trazojmë mirë derisa të formohet një brumë i hollë. Lyejmë me gjalpë një tepsi dhe hedhim tre garuzhde brumë, e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e vendosim për t'u pjekur në furrë të parangrohur për 5 minuta. E nxjerrim nga furra, e lyejmë përsipër me copën e gjalpit të ngrirë dhe hedhim përsëri tre garuzhde brumë. E vendosim sërish në furrë për 5 minuta, por rezistencën e poshtme të furrës duhet ta shuajmë (kështu do të piqet vetëm shtresa e sipërme). Veprojmë përsëri me të njëjtën mënyrë, sa të mbarohet i gjithë brumi. Në përfundim, e heqim nga furra dhe e lyejmë me gjalpë. E lëmë pak që të vaket dhe e presim për ta shërbyer.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Të fuqishmit po japin llogari para ligjit’, Rama: Nuk është gjë e mirë të shohësh njerëz që njeh të dalin para drejtësisë!

‘Të fuqishmit po japin llogari para ligjit’, Rama: Nuk është gjë e mirë të shohësh njerëz që njeh të dalin para drejtësisë!