TIRANË - Këtë vit, në panairin "Holiday World" që u zhvillua nga 19 deri 22 shkurt në Pragë mori pjesë edhe Shqipëria me një stendë ku, krahas Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pjesë e stendës ishin edhe 4 agjenci private turistike.
Drejtoresha e Përgjithshme e Përgjithshme e AKT, Julinda Dhame në një intervistë për gazetën prestigjoze të udhëtimeve dhe turizmit, (e cila shpërndahet në 10 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Çekinë) Travel Trade (TTG,) foli mbi turizmin e qëndrueshëm, mikpritjen dhe bregdetin e paprekur shqiptar.
Gjatë ditëve të panairit pati një interes të konsiderueshëm nga ana e qytetarëve çekë ashtu sikurse edhe nga përfaqësuesit e bizneseve turistike. Stënda e Shqipërisë u vizitua nga grupe të tilla si përfaqësues të mediave, konsultantë turistike, agjenci të huaja turistike etj.
Lidhur me interesin e vizitorëve çekë ai ishte kryesisht i drejtuar ndaj turizmit të "diellit dhe detit" si dhe drejt lehtësirave dhe çmimeve që ofron vendi ynë për turizmin. Stenda u vizitua gjithashtu edhe nga ambasadori i vendit tonë në Republiken Ceke, Ilirian Kuka.
"Tregu turistik çek sëbashku me atë të vendeve të tjera të Europës Qëndrore është i rëndësishëm për Shqipërinë. Në jemi duke marrë pjesë në panairin e turizmit " Holiday Ëorld Prage " 2015 me qëllim promovimin e produkteve dhe potencialeve turistike të vendit tonë kundrejt këtij tregu. Ky aktivitet është një rast i volitshëm për të prezantuar qytetarëve çek në radhë të parë bregdetin ende i paeksploruar dhe mjaft atraktiv të vendit tonë. Krahas tij Shqipëria ka ende mjaft për të ofruar në lidhje me turizmin, ku ndër të tjera dëshiroj të theksoj kushtet mjaft të mira klimaterike, të cilat bëjnë të mundur një sezonalitet të gjatë lidhur me turizmin e "diellit dhe detit ", çmimet e arsyeshme të shërbimeve turistike që ofron vendi, prezencën e strukturave të kampingjeve të cilat kane filluar të shtohen, hotele dhe struktura komode akomoduese dhe mbi të gjitha mikpritjen tradicionale shqiptare", tha Dhame.
Sipas saj, "gjatë viteve të fundit turistët nga Republika Çeke janë prezent në vëndin tonë. Sidomos në zonën e Alpeve të Shqipërisë dhe veçanërisht të interesuar për aktivitetet "outdoor". Lidhur me këtë lloj turizmi, në tashmë ofrojmë një shteg prej mbi 60 km te markuar me sinjalistikë të nevojshme turistike për turistët të cilët dëshirojnë të marshojnë në luginën e Valbonës në alpet tona. Qeveria shqiptare është aktualisht duke investuar në sistemin e komunikimit rrugor në këto zona, me qëllim për ti shndërruar ato në lehtësisht të arritshme edhe për turistët" .
Dhame theksoi se, "Agjencia Kombëtare e Turizmit do të shfrytezojë ditët e këtij panairi për të siguruar informacionin e nevojshëm të gjithë personave të interesuar për vendin tonë. Për këtë qëllim sëbashku me operatorët private turistike të cilët do ti kemi prezente në stendën e Shqipërisë do të organizojmë takime të ndryshme me vizitorë dhe profesionistë të fushës së turizmit. Vetë fakti që në stendë do të kemi operatorë private parakupton edhe përpjekjet dhe dëshiren tonë për lidhjen e kontratave të biznesit me subjektet çeke".
Përsa i takon përfshirjes së Shqipërisë në, zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, Dhame theksoi se, "ne si institucion kemi nënshkruar një marreveshje me Institutin për Ruajtien e Natyrës në Shqipëri ( INCA). Sëbashku ne jemi duke punuar për të promovuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, veçanërisht në zonat që janë shpalluar si të mbrojtura. Shqipëria ka 13 Parqe Kombëtare dhe një numër të konsiderueshëm të zonave të mbrojtura, çka kupton një potencial të larte për zhvillimin e turizmit në natyrë. Theksoj së veçanërsisht zona e gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit kanë një rëndësi të posaçme në këtë drejtim . Në fund të kësaj interviste ju ftoj " te ndiqni rrugen tuaj " duke ardhur si vizitorë në Shqipëri". /ATSH/
/Shqiptarja.com