Los Anxheles/23shkurt/ATSH/ Një vesë drite në Hollywood nuk mund të zbehte yjet e ndritshëm të Oscar-ve dje në mbrëmje. Neil Patrick Harris dëshmoi se është një nga moderatorët më të mirë përreth, - madje edhe kur doli me të brendshme, si një shaka për filmin "Birdman". John Legend dhe Common pushtuan natën me këngën fituese të çmimit Oskar "Glory" nga filmi Selma dhe John Travolta vazhdoi ti bëjë të gjithë të ndjehen parehat. "Grand Budapest Hotel" sundoi në disa nga kategoritë më artistike, ndërsa "Birdman" çoi në shpi çmimet më të mëdha. Këtu janë të gjithë fituesit e djeshëm.
Aktorja më e mirë, Jullianne Moore - "Still Alice"
Aktorja më e mirë për vitin 2014 në film është Jullianne Moore për aktrimin e saj në filmin Still Out. Ajo është shpërblyer për këtë rol që është një dramë psikologjike. Moore ka bërë humor duke thënë se ka dëgjuar "që kur merr Oscar" të bën që të jetosh 5 vjet më shumë. Po ashtu ajo ka folur edhe për sëmundjen e Alzhaimer, për të cilën flet edhe filmi.
Aktori më i mirë, Eddie Redmayne - "The Theory of Everything"
Me në fund është shpërblyer edhe filmi "The Theory of Everything", për aktorin Eddie Redmayne. Ai ka mbajtur një fjalim shumë interesant kur ka thënë se ja dedikon botës, e cila kaq shumë po e përkrah injorancën.
Regjia më e mirë, Alexandro J Inarrito Birdman
Edhe ky është njëri prej zonave më të nxehta të çmimeve pasi vlerësohet regjisori. Këtë çmim e ka marrë Alexandro Inarrito për filmin "Birdman" i cili ka vazhduar që të pasurojë marrjen e çmimeve të rëndësishme.
Skenari më i mirë i adoptuar, Imitation Game
Edhe "Imtation Game" është shpërblyer. Ai ka marrë çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar. Skenaristi i këtij filmi ka mbajtur një fjalim emocionues duke thënë se ka dashur të vras veten kur ishte 16 vjeç, duke thënë se nuk ja dëshiron askujt një gjë të këtillë në të ardhmen dhe këtë lutje ai e ka bërë tek të gjithë fëmijët që mendojnë kështu.
Skenari më i mirë, filmi Birdman
Birdman ka marrë edhe çmimin e katërt dhe shumë i rëndësishëm, ai për Oskarin më të mirë. Skenaristi ka thënë që ka punuar në skenar për tri vite.
Kolona më e mirë zanore, filmi The Grand Budapest Hotel
Oskarin për kolonën më të mirë zanore e ka fituar, "The Grand Budapest Hotel", që fiton çmimin e katërt gjatë natës së djeshme, konkretisht kompozitori Alexander Desplant.
Kënga më e mirë origjinale e filmit Selma
Kënga "Glory" është pritur që të fitojë pasi sivjet Akademia e Filmit është akuzuar se ka anashkaluar filmat e zinj. Megjithatë, këngëtarët e tyre janë shprehur kundër racizmit.
Dokumentari më i mirë artistik, CitizenFour filmi për Edward Snowden (Foto)
Filmi dokumentar për Edward Snowden ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë artistik. Producentët e këtij filmi kanë thënë se e kanë pasur shumë të vështirë realizimin e tij.
Megjithatë, filmi i shumë debatuar e fitojë çmimin.
Montazhi më i mirë filmik, Whiplash
Çmimi për montazhin më të mirë filmike ka shkuar për filmin Whiplash. Ky është çmimi i tretë që merr filmi dhe çmimi i parë për Tom Crossin montazherin e filmit.
Çmimi për arritjen më të mirë në kinematografi, Birdman
Çmimi për arritjen më të mirë në kinematografi e ka marrë "Birdman". Ky është çmimi i dytë që ky film ka fituar gjatë natës së djeshme.
Skenografia më e mirë, The Grand Budapest Hotel
Çmimin për skenografinë më të mirë e ka fituar filmi, The Grand Budapest Hotel. Ky është çmimi i tretë që ka fituar ky film.
Filmi më i mirë i animuar, Big Hero 6
Çmimi më i mirë për filmin e animuar ka shkuar për filmin Big Hero 6. Realish ky ka qenë njëri prej filmave më të debatuar nga filmi i animuar, një gjë që edhe ju shpërblye producentëve të cilët kanë fituar edhe më parë Oscar për filmin e animuar.,
Filmi më i mirë i shkurtër i animuar, Feast
Çmimi për filmin e shkurtër më të mirë të animuar ka shkuar për Feast.
Efektet më të mira vizuale, Interstellar
Çmimi më i mirë për efektet pamorë ka shkuar për filmin Interstellar.
Aktorja më e mirë në rolin jo protagonist. Një prej garave më të ashpra që u bë në këtë kategori ku kishte shumë aktore të njohura, në mesin e tyre edhe Meryl Streep. Atë e fitojë Patricia Arquette, e cila ishte shumë e emocionuar për çmimin. Ajo ka kërkuar të drejta të barabarta për të gjitha gratë në SHBA.
Zëri më i mirë i miksuar dhe montazhi më i mirë zanor
Çmimin për zërin më të mirë të miksuar ka shkuar për filmin Whiplash. Atë e kanë fituar treshja që i ka prirë Craig Man. Ndërkaq për montazhin më të mirë të zërit Oscar ka shkuar për American Sniper (Alan Robert Murray).
Filmi dhe dokumentari më i mirë i shkurtër, Phonecall dhe Crisis Hotline:Veterans Press 1
Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër ka shkuar për filin Phonecall të Mat Kirby dhe James Lucas.
Dy producentët e këtij filmi kanë falënderuar më së shumti aktoren Sally HaWkins e cila ka luajtur pa para në këtë film.
Ky është çmimi i parë Oscars për ta.
Njëjtë ka qenë edhe dokumentari i shkurtër, që ka shkuar për filmin Crisis Hotline: Veterans Press 1
Filmi më i mirë në gjuhë të huaj fiton, "IDA"
The Grand Budapest rrëmben dy çmime
The Grand Budapest Hotel ka rrëmbyer dy çmime. Çmimi për kostumet më të mira ka shkuar për këtë film dhe fituesen Milan Caranero, që fitojë për herë të tretë Oscar.
Kurse për make up dhe hairstyle janë shpërblyer Fancis Hannnon dhe Mark Coulier
Aktori më i mirë për rolin jo protagonist
Aktori më i mirë për rolin jo protagonist është shpallur J. K. Simmons për rolin e mësuesit të muzikës në filmin Whiplash. Ai i ka falënderuar gruan e tij, por edhe ekipin realizues të filmit. J. K Simmons tha gjatë fjalës së tij "Nëse keni gjallë një prind në këtë Tokë, mos i çoni mesazhe por telefonojini, merrini në telefon prindërit!".









