Këshilli i Ministrave vendosi përjashtimin nga ndalimi i gjuetisë për qëllime shkencore pasvaksinale të kafshëve të vaksinuara, në kuadër të projektit IPA 2020, “Kontrolli dhe çrrënjosja e sëmundjes së tërbimit – faza IV”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Në shtator nis gjuetia e dhelprave të kuqe me qëllim analizimin për nxjerrjen e rezultateve për monitorimin pasvaksinal kundër sëmundjes së tërbimit të dhelprës së kuqe në Shqipëri.
Plot 39 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, do të merren me gjuetinë e dhelprës së kuqe në çdo qark për të marrë kampionet e kësaj kafshe në të gjithë territorin e vendit tonë.
Qeveria mori sot një vendim ku përcaktohen rregullat si do të bëhet kjo gjueti.
Gjuetia e dhelprës së kuqe për marrjen e kampionëve të saj kryhet në të gjithë territorin e vendit, me përjashtim të territorit të zonave të mbrojtura mjedisore, përgjatë muajve shtator, nëntor dhe dhjetor 2023. Brenda kësaj periudhe, gjuetia të kryhet vetëm në ditët e mërkurë, e enjte, e premte dhe e shtunë.
Në total duhet të sigurohen 324 treqind e njëzet e katër kampionëve të dhelprave të kuqe kampionet e të cilëve do të bëhet nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.
Gjatë gjithë kohës së kryerjes së kësaj veprimtarie në zonat ku do të kryhet gjuetia dhe marrja e kampionëve nga dhelprat, procesi kontrollohet nga strukturat vendore përgjegjëse për pyjet në njësitë e vetëqeverisjes vendore, shërbimet veterinare përkatëse dhe Policia e Shtetit.
Ndërsa Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve do të bashkëpunojë me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në lidhje me pajisjen e punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me pajisje (frigobokse) për ruajtjen e kampionëve (kokat e dhelprave) të cilat më pas do të dorëzohen pranë shërbimit veterinar rajonal përkatës.
Nga ana e saj Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural koordinon procesin për marrjen e kampionëve të dhelprave të kuqe, dërgimin e tyre në laboratorët përkatës, analizimin dhe nxjerrjen e rezultateve, si dhe raportimin për përfundimin e kësaj faze të procesit të monitorimit pasvaksinal kundër sëmundjes së tërbimit të dhelprës së kuqe në Shqipëri.
Ja dhe injorantet e shitblere! Sa aspra keni marre per t'a nxjerre kete krijese te bukur nga moratoriumi i gjuetise gjoja per studime per te luftuar terbimin dhe pse pikerisht kete? Po te jete fjala per terbimin e ka jo vetem dhelpra,por dhe ujku,qeni,cakalli,kunadhja e deri te ketrat,macja e eger etj.Pse nuk i keni perjashtuar dhe keta nga moratoriumi?! Dhe nuk eshte e nevojshme t'a vrasesh,mjafton te perdoresh /darts/ me qetesues qe e vene ne gjume dhe mund t'a marresh kampionin e gjakut.
Përgjigju