Një dhelpër tre muajshe tepër e veçantë për shkak të ngjyrës së saj të bardhë shihet teksa argëtohet dhe luan plot energji ndërsa qëndron nën kujdesin e anëtarëve të kopshtit zoologjik të San Diegos.
Mashkulli i bardhë peshon vetëm 0.68 kilogram dhe është vendosur në kuarantinë para se të stërvitet për të qenë ambasador i species së tij. Zyrtarët e kopshtit zoologjik thonë se kanë plane të mëdha për këlyshin e vogël të dhelprës.
Sipas tyre dhelprën e rracës Fennec e pret një e ardhme e ndritur pasi jo vetëm do të promovojë rracën e specieve që përfaqëson, por dhe pritet që riprodhimi i mundshëm i tij me dhelpra të gjinisë femërore të sjellë rritjen e numrit të tyre në botë.
Dhelpra e natës ka shumë energji ndaj stafi i kujdestarëve të kafshëve i kënë mundësuar shumë lodra për të luajtur dhe kanë bërë që sigurimin e ushqimit ta ketë si një puzzël enigmatik duke fshehur nëpër kuti brenda në tokë. Kjo e nxit atë të përdorë disa nga shqisat e tij natyrale të kërkimit dhe aftësitë e gërmimit.
Lodra e preferuar e dhelprës është një mi i vogël prej pellushi. Dhelprat Fennec kur arrijnë rritjen maksimale peshojnë vetëm 1.4 kilogram duke qenë dhelpra më e vogël në botë. Kafsha me veshë si lakuriq nate ka një dëgjim të jashtëzakonshëm që arrin deri në 2.4 kilometra distancë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com