Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë paradites u raportua se në vendin tonë ishte edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner. Çifti fillimisht është ndalur në një hotel në zonën e Ujit të Ftohtë, ku është takuar me një grup arkitektësh të huaj ku kanë diskutuar për realizimin e investimeve në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. Në mbrëmje, kur Ivanka Trump u takua me kryeministrin Rama, Kushner nuk u pa në praninë e tyre.
Vajza e presidentit të SHBA-së Ivanka Trump, ështe ndalur në zonën e hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike.
E shoqëruar nga arkitektë të njohur dhe nën masa të rrepta sigurie, me praninë e forcave të shumta të policisë, Ivanka Trump ka inspektuar nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni. Vizita është përqendruar në vlerësimin e terrenit, infrastrukturës ekzistuese dhe mundësive që kjo zonë ofron për projekte të ardhshme zhvillimore.
Ndërsa në mbrëmje, Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë takuan kryeministrin Edi Rama në një kompleks në Vlorë. Mësohet se në fokus të takimeve ishin investimet e mundshme strategjike në qytetin bregdetar të jugut,
Pas darkës, dyshja ka qëndruar për disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie. Më pas, Ivanka Trump është larguar me automjet së bashku me kryeministrin në drejtim të Orikumit, ku kanë darkuar në një tjetër restorant.
Burime ekskluzive bëjnë me dije se Ivanka Trump është akomoduar në një prej hoteleve luksoze në zonën e Ujit të Ftohtë, larg vëmendjes publike. Ndërkohë, gjatë lëvizjeve të saj në qytet, është zbatuar një strategji sigurie e rrallë për Vlorën: ndërrimi i automjetit në çdo ndalesë.
Kjo masë, sipas të njëjtave burime, është marrë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dhe për të mos krijuar një itinerar të parashikueshëm, duke treguar nivel të lartë sigurie dhe diskrecioni. Lëvizjet janë kryer në mënyrë të fragmentuar dhe pa paralajmërim, ndërsa çdo ndalesë është shoqëruar nga staf sigurie i specializuar.
Zona e Akernisë, e konsideruar prej kohësh si një nga pikat me potencial të madh për investime të rëndësishme turistike, ofron kushte natyrore të favorshme dhe një pozicion strategjik, çka e bën atë tërheqëse për projekte afatgjata në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik. Vizita e tyre ka ngjallur interes dhe vëmendje të madhe, duke përforcuar idenë se kjo zonë mund të shndërrohet në një pikë kyçe për investime të ardhshme.
Sipas informacioneve paraprake, Kushner pritet të qëndrojë gjatë gjithë ditës së sotme në Vlorë, ndërsa temat e diskutimit, siç e përmendëm më sipër, lidhen drejtpërdrejtë me projektet e pritshme zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.
Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë së Kushnerit statusin e “investitorit strategjik” për zhvillimin e një resorti luksoz turistik në ishullin e Sazanit, një projekt me vlerë të parashikuar rreth 1.4 miliardë euro. Projekti synon të kthejë ish‑bazen ushtarake në një resort elite, me hotele e vila.
Kjo është hera e dytë që dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump viziton Vlorën, ç’ka tregon një interes të vazhdueshëm për këtë zonë dhe për projektet që mund të zhvillohen në të ardhmen.

Vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivanka Trump, ka mbërritur në Vlorë ditën e martë, në një vizitë që po shoqërohet me masa të forta sigurie dhe protokoll të pazakontë.
Burime ekskluzive bëjnë me dije se Ivanka Trump është akomoduar në një prej hoteleve luksoze në zonën e Ujit të Ftohtë, larg vëmendjes publike. Ndërkohë, gjatë lëvizjeve të saj në qytet, është zbatuar një strategji sigurie e rrallë për Vlorën: ndërrimi i automjetit në çdo ndalesë.
Kjo masë, sipas të njëjtave burime, është marrë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dhe për të mos krijuar një itinerar të parashikueshëm, duke treguar nivel të lartë sigurie dhe diskrecioni. Lëvizjet janë kryer në mënyrë të fragmentuar dhe pa paralajmërim, ndërsa çdo ndalesë është shoqëruar nga staf sigurie i specializuar.
Ka përfunduar darka private mes Ivanka Trump dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas darkës, dyshja ka qëndruar për disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.
Më pas, Ivanka Trump është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku po darkon me vajzën Donald Trump, Ivanka Trump, dhëndrin e presidentit amerikan, Jard Kushner, si dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.
Në fokus të bisedimeve besohet se janë projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizion urbanistik në zonën e Vlorës.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve, Rama do të akomodohet në vilën qeveritare.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se kryeministri pritet të zhvillojë një takim privat me Ivanka Trump, si dhe me arkitektët që kanë shoqëruar gjatë ditës së sotme vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.
Mësohet se në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e familjes Trump dhe të dhëndrit të presidentit, Jared Kushner.
Takimet pritet të zhvillohen larg vëmendjes së mediave, ndërsa masat e sigurisë në qytet janë shtuar ndjeshëm.
Komente










E shiti vendin ky pa dhene asnje pergjegjesi .. si ka mundesi pranojme keto lloj udheheqesish ne ? Kur do dalim nga kjo traume? Qeveria eshte per ti sherbyer popullit jo vetes. Populli paguan taxat per qeverine te zgjedhe njerez qe ti shetbejne por jo ta vjedhin me kete menyre. Si mund te ndryshojme?
Përgjigju"IRIS" dukesh që ke dalë nga shpella,.... në Amerikë fatkeqësitë natyrore janë me përmasa katastrofike ku njerëzit rrinë pa ujë e drita për kohë të gjata. Defekte ndodhin në çdo vënd të globit. Shqetësimi qëndron jo pse u ça tubi por KUR SHQIPËTARËT DO TË KENË UJI 24 ORË PA NDËRPRERJE....more vesh shpella...RRK...
PërgjigjuSikur te kishin ardhur per vizite pikerisht ato 5 dite qe Vlora mbeti pa uje,apo ato ditet e permbytjes!
PërgjigjuNje koment nga ata qe u indinjuan me marreveshjen e detit me greqine. Na qenka ne tave dhe Zverneci?
PërgjigjuPo pse mo derezinj e paska shitur Sazanin dhe Zvernecin??? Po investohet siç investojne kompanite e huaja ne kete vend per fitimet e veta por dhe per rritjen e te ardhurave tona se rritet punesimi, shtohen dhe rriten sherbimet, rritet turizmi elitar, rriten industrite mbeshtetese, etj. Po pse mo te mbrapsht vetem vrer villni per vepra begatisjellese???
Dhe meqe u dhuroi Sazanin, pagoi dhe 1 mld usd se keshtu mortja qendron ende ne pushtet...Zoti vonon po nuk harron
PërgjigjuPo ti je America.Cfar paragonit ben o coban.Kush eshte shteti yt?Edhe nqs investon dikush te ne eshte pastrim parash dhe korrupsion.Edi,Saliu,Iliri,etj.Kur behesh shtet ti si america.Flini se eshte von
Po princi Arabise që investon 600 Miliard në amerikë mendon se do blej amerikën? Ke ngel të merhumi.
"Kanë ardhur për të marë Edin"....Salën nuk e marin dot sepse nuk i lejohet hyrja nga që është NON GRATA.... A e kuptojnë shpellarët çfar do të të thotë non grata.
PërgjigjuKy po shet shtepin time dhe tenden o shqiptar.Un sjam as i majt as i djatht.Sot duhet te cohemi e ta shpetojm vendin nga hajnat e .ajt dhe te djatht.Tja marrim te gjith pashrin ton qe na kan vjedh.Po na e shesin shtepin ton qe e kemi mbrojt me gjak na armiqt e tone qe sot na jan ba miq