Dhëndri i Trump, Kushner:Nuk kam
bashkëpunuar me qeveritë e huaja
Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i afërt i Presidentit Donald Trump, thotë se ai nuk ka bashkëpunuar në fshehtësi me asnjë qeveri të huaj dhe se nuk ka patur kontakte të papërshtatshme.
Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i afërt i Presidentit Donald Trump, thotë se ai nuk ka bashkëpunuar në fshehtësi me asnjë qeveri të huaj dhe se nuk ka patur kontakte të papërshtatshme.
Kushner bëri publike sot një deklaratë me shkrim, përpara se të paraqitej për t’iu përgjigjur pyetjeve në një seancë me dyer të mbyllura të Komisionit të Senatit për Zbulimin. Gjithashtu, një tjetër seancë dëgjimore është planifikuar për ditën e nesërme tek Komisioni për Zbulimin i Dhomës së Përfaqësuesve, si pjesë e hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vjetshme në Shtetet e Bashkuara.
Kushner shkruan se: “Dokumentat dhe të dhënat që ofroj provojnë se unë kam patur ndoshta katër herë kontakte me përfaqësues të Rusisë, ndër mijëra kontakte të zhvilluara gjatë fushatës elektorale dhe periudhës së tranzicionit të qeverisë; asnjë nga këto kontakte nuk patën ndikim në asnjë mënyrë tek zgjedhjet apo ndonjë vlerë për t’u mbajtur mend.”
Ai përshkruan në vazhdim disa takime të shkurtra me ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilave ai thotë se diskutuan rreth dëshirës për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA – Rusi, por ai mohon raportimet nga mediat se ka patur edhe biseda të mëtejshme telefonike me ambasadorin rus, Sergey Kislyak.
Komisionet e Kongresit pritet të kërkojnë informacion të mëtejshëm për konktatet e Kushner me Rusinë, ndër to edhe për një takim të zhvilluar në muajin qershor të vitit të kaluar me një avokate ruse dhe personazhe të tjera të lidhura me Moskën.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59