Një turist kolumbian ka mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur në Dhërmi mesditën e sotme.

Pas marrjes së njoftimit, Policia e Himarës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfikësve, pas disa orësh kërkimi, kanë bërë të mundur gjetjen e tij duke i ardhur në ndihmë turistit.

Sipas njoftimit të Policisë turisti është në gjendje të mirë shëndetësore.