Thomas Strakosha pritet të mungojë sërish me kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, teksa kuqezinjtë me 12 nëntor luajnë në Air Albania kundër Finlandës, ndërsa 3 ditë më pas përballen në transfertë me Bjellorusinë.

Portieri ishte mungesa e vetme të dielën për AEK në derbin kundër Panathinaiko-s, ndërsa më herët trajneri Nikolic është shprehur se pret që ‘Strakosha të jetë gati pas ndeshjeve të kombëtareve’.

Strakosha u dëmtuan në shtator dhe mungoi në 4 ndeshjet që kuqezinjtë kishin në fund të këtij muaji dhe në fillim të tetorit. Gjasat ishin të mëdha që 31-vjeçari të kthehej për sfidat e nëntorit, por dëmtimi në gju rezultoi më i rëndë se sa pritej.

Megjithatë në portë pritet të jetë sërish Etrit Berisha. 36-vjeçari ka shlyer mungesën për shkak të kartonit të kuq me Finlandën dhe pritet të kthehet në katërkëndor pikërisht ndaj këtyre të fundit. Madje sëfundmi Berisha po kalon një moment tejet pozitiv me klubin e tij në suedi, pasi në 7 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol.