Dhimitër Muslia: Frroku pa faj por
PKD distancohet nga çështja e tij

Dhimitër Muslia: Frroku pa faj por<br />PKD distancohet nga çështja e tij
"Partia Kristian Demokrate distancohet nga çështja “Frroku” edhe pse i konsideron akuzat ndaj ish kryetarit Mark Frroku si të pavërteta"- deklarata ka ardhur nga kryetari i ri kësaj force politike, Dhimitër Muslia në emisionin Rreze Dielli në Report Tv. “Partia Kristian Demokrate do insistojë për drejtësi, por nuk jemi suport i kësaj cështjeje, distancohemi.

"Frroku do ta marrë pafajësinë, por ai ska ambicie më për politikë, pasi ia pa sherrin politikës” ka deklaruar Muslia duke hedhur poshtë një rikthim të mundshëm të Mark Frrokut në krye të PKD-së.

Lidhur me bashkëpunimin e Kristian Demokratëve me qeverinë Rama, Muslia ka thënë se kjo forcë politike ka një marrëveshje me PS dhe me Aleancën për Shqipërinë Evropiane . Ai shtoi se pret që të zbatohet marrëveshja pasi ka një vit që bisedimet me PS janë ngrirë. PKD sipas Muslisë insiston që të ketë një post ministror, sa kohë që ka një mandat në Parlament, duke I qëndruar marrëveshjes së nënshkruar.

“Marrëveshja është për një post politik, nëse ka riformatim, post ministri mund të marrim, por edhe ndonjë pozicion tjetër për të dhënë kontribut tonë” theksoi kryetari I PKD Dhimitër Muslia.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!