Partia Kristian Demokrate ka zgjedhur kryetarin e ri, Avokatin Dhimitër Muslia. Vendimi u mor nga këshilli kombëtar i kësaj partie , pas dorëheqjes së ish kryetarit Mark Frroku. Muslia do të drejtojë këtë parti deri në zhvillimin e kongresit të radhës.
 
Pas dorëheqjes së Mark Frrokut nga drejtimi i PKD, këshilli kombëtar i kësja force politike vendosi të mandatojënë këtë post avokat Dhimitër Muslia.

Në njoftimin për mediat të kësaj partie thuhet se pasi këshilli miratoi me unanimitet dorëheqjen e ish- deputetit dhe kryetarit të mëparshëm Z. Mark FRROKU, në bazë të statutit të partisë u vendos që këtë detyre Muslia do ta mbajë deri në zhvillimin e kongresit të radhës.

Po ashtu ky këshill vendosi që deputetja më e re e parlamentit, e cila zëvendëosj mark frrokun pas dorëhqjes, mirela ferracaku do të mbajë postine sekretarës së përgjithëshme të kësja force politike.

Ndërkaq në këshill u analiza puna e viti 2015 ndërsa diskutrimi u fokusua në zhvillimet politike në vend si dhe në zgjedhjet e reja në parti.

Pak ditë më parë Mark Frroku dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë Kristian Demokrate ndërsa vijon të jetë në gjendje arresti për akuza të ngritura nga Belgjika ndaj tij. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)