Dhimitraq Jaçe: Tek Ermali gjeta Françeskën

Dhimitraq Jaçe: Tek Ermali gjeta Françeskën
Ajo pikasi që me hyrjen e saj në Big Brother. Vajza 18 vjeçare, nga Vlora Franceska Jaçe, është sot pas dy muajsh qëndrimi në shtëpi një nga banoret më të komentuara dhe më të forta të këtij reality show. Modelja vlonjate nuk ka hezituar të përballet ashpër me banorët e shtëpisë, por nga ana tjetër ka treguar edhe anën e saj femërore, përkrahë të dashurit të saj Ermalit, një tjetër banorë i BB5. Lidhja e tyre është komentuar mjaft si nga publiku ashtu edhe nga konkurrentët e BB. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, babai i Françeskës, Dhimitraq Jaçe shpreh mendimin e tij për këtë zgjedhje të vajzës së tij, si dhe për lojën e saj brenda shtëpisë. Ai thotë se, ndihet shumë krenarë për lojën dhe për mesazhin, që Françeska ka përcjellë brenda BB.

Të shtunën e kaluar ju u hytë për herë të parë në shtëpinë e Big Brother, si u ndjetë?

Isha vërtetë shumë i emocionuar dhe meqënëse televizioni nuk bën për mua, ishte një kënaqësi sakrificë, që 1 baba si unë e bën mbi të gjitha, për të mbështetur dhe ndarë me vajzën e tij atë ç’ka ajo zgjedh të bëj.

Pse e morët vendimin për të hyrë në BB, dhe për të takuar pikërisht Ermalin?

Takimi me Ermalin u bë mbi të gjitha që Françeska të ndihet e qetë aty brenda dhe të kuptoj që jashtë ka dy prindër, që e duan dhe janë krenarë për të dhe zgjedhjet e saj.

Jeni i kënaqur nga sjellja e Ermalit dhe a ndiheni më i sigurt tani që e takuat?

Ermali në fillim më pati lenë pikëyetje dhe si çdo prind, që ka sakrifikuar dhe bërë ç'është më e mira për vajzën e tij, kisha merakun e Françeskës. Por më pas duke i ndjekur e njohur Françin, mendoj që ajo është rritur aq sa të më fali besim dhe Ermali atë natë, tregoi pjekuri dhe mu duk i emocionuar.

Si e shikoni lidhjen e tyre, mendoni që do të zgjas edhe jashtë shtëpisë?

Sa i përket lidhjes së tyre vazhdoj të them se e dinë ata të dy, dhe koha do tregoj çdo gjë.

Keni menduar në fillimet e kësaj lidhje se mund të bëhej për efekt loje?

Nuk kam dashur të nxitohem në konkluzione të shpejtuara, ndaj ndjej vetëm t'i jap besim Françeskës .

Jeni takuar ndonjëherë më prindërit e Ermalit?

Jemi takuar e prezantuar me familjarë të Ermalit, dhe mendoj që dhe për ata vlen si e sheh Ermali dhe zgjedhja që ai bën.


Le të ndalemi pak te Françeska si ju duket ajo pa Ermalin brenda shtëpisë?

Françeska pa Ermalin ?! Pse duhet të hamendësojmë . Unë mendoj se Françeska është vlerësuar për atë që është, sikurse dhe Ermali.

Mendoni që ai i jep siguri, apo Françeska është një vajzë e fortë në BB?

Françi ka qenë gjithmonë personalitet i fortë. Një vajzë që lotit i ka dhenë peshë dhe buzëqeshjen s'e ka harruar kurrë dhe në vështirësi, ndaj kjo mjafton si përgjigje besoj.

Si i keni parë debatet e saj me banorët e tjerë të BB?

Unë gjithmonë e kam ditur dhe jam ndjerë krenarë sesi Françeska , shfaqet në çdo debat dhe argument.

Kush mendoni që është tendencioz ndaj saj?

Loja është lojë dhe sjellja është sjellje. Ka nga ata që luajnë pastër si dhe në jetë por ka dhe nga ata që nuk luajnë kështu. Ndaj s'jam fokusuar tek të tjerët. Por i vlerësoj, që në fund të fundit e kanë ndihmuar , që ajo të jetë qetësisht vetvetja aty brenda.

E shikoni si fituese të këtij reality show?

Për mua ajo është fituese. Në rradhë të parë për veten, që arriti të qëndroj vetvetja, me pjekuri dhe mirësjellje.

Si do ti komentonit debatet e saj me Gertën, duken si dy vlonajte, që nuk e kanë qejf njëra-tjetrën?

Nuk e shoh si prind në këtë prizëm. Por siç e thashë dhe pak më sipër Françeska ka qenë koherente dhe vetvetja.

Sa ju mungon Françeska?

Jo vetëm mua por e tërë familja ka nevojë për të dhe buzëqeshjen e gjurmët, që lë ajo në ditët tona. Ne kemi qenë gjithmonë katër. Na mungon shumë, por kur dimë që ajo deshi kaq shumë këtë eksperiencë, malli merr kuptim.

Keni qenë dakort që ajo të hynte në BB?

Nuk kam dashur të ndaloj asnjë shkallë të rritjes dhe arritjes së Françeskës në jetë, qoftë eksperiencë e duhur apo jo. Në fillim kur e mora vesh pata dyshimet e mia si prind, duke qenë se e di që Françi aty për si është gatuar s'do hynte vetëm për çmimin, por dhe për të treguar veten dhe me besim të madh, që mjafton të jesh vetvetja pa qenë nevoja për të"protestuar". Ndaj si shoqëria shpesh i vë gjykimit sjelljet e të bardhës, ia venë emrin të zezë e të zezës të bardhë. Mendoj se , e tregoi mjaft mirë që të jesh e bukur vlen për të , por mbi të gjitha ajo është e bukur në karakter dhe personalitet.

Do donit ta takonit atë mbrëmje?

Kur shkela e pashë shtëpinë madje dhe kur Ermali më shtrëngoi dorën, si prind brenda vetes në çdo detajë shihja dhe prekja Françeskën. Brenda e di unë si malli vlon, por jam i lumtur për të.

Si janë raportet tuaja me të?

Siç edhe ajo ka pohuar kemi qenë dhe jemi shumë të lidhur. Kam qenë edhe shok edhe vëllai, që ajo s'ka dhe prindi njëkohësisht, si ajo për mua vajza, shoqja dhe motra që s'kam patur me dashuri plot. Jeta ime ka qenë një sakrificë e tëra dhe plot stërmundime. Vajzat dhe bashkëshortja ime, më kanë berë të marr vlerë. Françeska ka qenë dhe është krenari, për ne si njerëz dhe si prindër.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf