Partizani ka rinovuar kontratën deri në verën e 2029 me mesfushorin Gjergji Kote. Korçari është pjesë e të kuqve që nga shkurti 2023 dhe paraqitjet e tij kanë bërë që klubi t'i besojë një kontratë të re, me aktualen që skadonte në vitin 2027.

"Mesfushori 20-vjeçar, i kuq deri në 2029! FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20-vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub - Lojtar", bën me dije klubi i kuq.

Djaloshi korçar këtë sezon ka luajtur dhjetë ndeshje dhe ka asistuar në një rast. Gjergji Kote është pjesë edhe e Kombëtares U-21.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?