Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës, me dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike.

Rrugët kryesore të kryeqytetit dhe ndërtesat e institucioneve kryesore në vend janë zbukuruar nga dritat e festës.

Kryeministri Edi Rama ndau dje  (14 dhjetor) pamje nga zbukurimet në Tiranë për festat e dhjetorit.

“Dhjetori i Festave në Tiranë”, shkruan Rama.