Dhjetoristët nga Gjirokastra: Kjo 
protestë e ngjashme me atë të ’90

Dhjetoristët nga Gjirokastra: Kjo <br />protestë e ngjashme me atë të ’90
Gjirokastër - Anëtarët e grupimit “Dhjetor ‘90” e konsiderojnë dhjetorin e këtij viti si të ngjashëm me atë të vitit 1990, pasi sipas tyre situata politike dhe e lirisë është e njëjta me atë të vitit ’90.
 
Gjatë një aktiviteti të mbajtur në qytetin e Gjirokastrës, pjesëtarë të këtij grupimi theksuan domosdoshmërinë e daljes në protestën e opozitës më 8 dhjetor, të të gjithë shqiptarëve për të kërkuar më shumë liri dhe demokraci, pasi sipas tyre kjo është e vetmja rrugë për të çuar përpara Shqipërinë.
 
Bislim Ahmetaj, një nga dhjetoristët ka thënë se slogani i lëvizjes së Dhjetorit “e E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është prerë në mes nga qeverisja aktuale.
 
“Qeverisja dhe mazhoranca e krizës e korrupsionit, po na prenë në mes ëndërrën tonë” është shprehur Ahmetaj, i cili është mbështetur edhe nga Arben Ristani, i cili ka deklaruar se “kjo qeveri nuk po ndërton një vepër të dobishme për shqiptarët pasi të gjitha arritjet historike të integrimit euroatlantik të Shqipërisë janë të firmosura nga Partia Demokratike”.
 
Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe deputetë të tjerë që kanë lidhje me lëvizjen e Dhjetorit ’90. 

Redaksia Online
(F.T/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat