Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për mbrojtjen e martesave të të njëjtit seks

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për mbrojtjen e martesave të të njëjtit seks

UASHINGTON (AP) – Dhoma e Përfaqësuesve dha miratimin përfundimtar për legjislacionin që mbron martesat mes të njëjtit seks, një hap i rëndësishëm në një betejë të gjatë prej dekadash për këtë njohje mbarëkombëtare që pasqyron një kthesë të fortë në qëndrimet shoqërore.

Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkdruajë menjëherë projektligjin, i cili kërkon që të gjitha shtetet të njohin martesat mes të njëjtit seks. Është një lehtësim për qindra mijëra çifte që janë martuar që nga vendimi i Gjykatës së Lartë të vitit 2015 që legalizoi këto martesa dhe janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhte nëse vendimi do të anulohej.

Në një deklaratë pas votimit, Presidenti Biden e quajti legjislacionin një “hap kritik për të siguruar që amerikanët të kenë të drejtën të martohen me personin që duan.” Ai tha se legjislacioni ofron “shpresë dhe dinjitet për miliona të rinj që mund të rritennë të gjithë këtë vend duke e ditur se qeveria e tyre do të njohë dhe respektojë familjet që ata ndërtojnë”.

Legjislacioni dypartiak, i cili u miratua 258-169 me 39 vota republikane, do të mbrojë gjithashtu martesat ndërracore duke u kërkuar shteteve të njohin martesat e ligjshme pavarësisht nga “gjinia, raca, përkatësia etnike ose origjina kombëtare”. Pas muajsh negociatash, Senati e miratoi projektligjin javën e kaluar me 12 vota të republikanëve.

Demokratët e çuan projektligjin me shpejtësi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat pas vendimit të Gjykatës së Lartë në qershor që përmbysi të drejtën federale për abortin – duke përfshirë një opinion të përbashkët nga gjyqtari Clarence Thomas që sugjeroi se vendimi i vitit 2015 që legalizon martesat e të njëjtit seks duhet të rishqyrtohet.

Ndërsa shumë republikanë parashikuan se kjo nuk kishte gjasa të ndodhte dhe thanë se projektligji ishte i panevojshëm, demokratët dhe mbështetësit e projektligjit thanë se ai nuk duhet t’i lihej rastësisë.

“Ne kemi nevojë për të", tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e cila kryesoi votimin si një nga aktet e saj të fundit në këtë post përpara se të largohet në janar.

Projektligji është “një triumf i lavdishëm i dashurisë dhe lirisë”, tha zonja Pelosi, duke u përlotur ndërsa festonte miratimin e tij.

Në debatin para votimit, disa anëtarë homoseksualë të Kongresit folën për domethënien e këtij ligji federal për ta dhe familjet e tyre. Ligjvënësi Mark Pocan, demokrat nga Viskonsin tha se ai dhe burri i tij duhet të jenë në gjendje të vizitojnë njëri-tjetrin në spital ashtu si çdo çift tjetër i martuar dhe të marrin përfitime bashkëshortore “pavarësisht nëse emri i bashkëshortit është Samuel apo Samantha”.

Legjislacioni humbi njëfarë mbështetje nga republikanët që nga korriku, kur 47 republikanë votuan për të – një shfaqje e fuqishme dhe e papritur e mbështetjes që nisi negociatat serioze në Senat. Megjithatë shumica e atyre ligjvënësve qëndruan të vendosur duke votuar pro projektligjit. Udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy votoi kundër./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri