Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Dhoma e Përfaqësuesve voton këtë javë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

Kongresi amerikan

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara do të votojë për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin të shtunën, më 20 prill, tha kryetari i Dhomës, republikani Mike Johnson.

Një komitet i Dhomës bëri publike legjislacionin që parasheh ndihmë të sigurisë në vlerë prej më shumë se 95 miliardë dollarësh, përfshirë 60.84 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022.

Në projektligjin për Izraelin përfshihen 26.38 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, shumë që do të mbulojë edhe kostot e operacioneve ushtarake amerikane që u kryen në përgjigje të sulmeve të fundit. Ndërkaq, 9.1 miliardë dollarë janë dedikuar për ndihmë humanitare, edhe pse në legjislacion thuhet se asnjë ndihmë financiare nuk do të shkojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Projektligji parasheh një ndihmë prej 8.12 miliardë dollarësh për Indo-Paqësorin.

Johnson tha se anëtarët e Dhomës do të kenë kohë deri mesditën e së shtunës që të rishikojnë projektligjin dhe të ofrojnë ndryshimet e tyre para se ai të dërgohet për votim përfundimtar.

Ai po ashtu tha se do të publikohet edhe një projektligj i posaçëm për sigurinë kufitare, që sipas tij, plotëson kërkesat e konservatorëve.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kongresit që të miratojë me shpejtësi projektligjin.

Të tri projektligje janë të ngjashme me paketën për ndihmë financiare në vlerë prej 95 miliardë dollarësh që Senati miratoi në shkurt. Por, Johnson nuk kishte vendosur që të hidhte në votim ndihmën deri më tani, për shkak të kundërshtimeve nga ligjvënësit e krahut të djathtë.

Në legjislacionin për Ukrainën, në një nen shkruan se ndihma ekonomike për Kievin – jo ushtarake – duhet të shlyhet, që ka qenë kërkesë e konservatorëve. Megjithatë, administrata Biden mund ta heqë këtë kërkesë.

Pas prezantimit të këtyre tri projektligjeve, udhëheqësit e Dhomës të mërkurën mbrëma paraqitën edhe projektligjin e katërt për siguri kombëtare, që do të jetë e kësaj pakoje ligjesh. Në të përfshihen disa nene që nuk kanë qenë pjesë e projektligjit të miratuar në Senat, përfshirë edhe nenet ku thuhet se lejohet transferimi i aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën dhe për të vendosur sanksione ndaj Iranit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Ndihma për Ukrainën është kundërshtuar fuqishëm nga ligjvënësit konservatorë. Ukraina vazhdimisht ka bërë thirrje për dhënien e ndihmës, pasi po përballet me mungesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja