Dhoma turke e Tregtisë në Tiranë, Zeybekci: Mundësi e madhe bashkëpunimi

TIRANE, 18 Dhjetor/ATSH-Almarina Gegvataj/- Biznesi turk që operon në Shqipëri por edhe ato që janë të interesuara të vijnë,  tashmë do të kenë një Dhomë Tregtie e cila do t'i orientojë më mirë.
Në kuadër të vizitës zyrtare që zhvilloi në vendin tonë, Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, inaguroi hapjen e Dhomës turke të Tregtisë në Tiranë ndërsa Presidenti i saj u zgjodh Hashmet Kurum. Ministri turk theksoi se Dhoma e Tretisë është një mundësi më e madhe bashkëpunimi.
"Dhoma e Tregtisë do të jetë një pikë kontakti midis Shqipërisë dhe Turqisë për biznesin.Ne e konsiderojmë Shqipërinë vend unik pasi kemi marrëdhënie të vjetra dhe e kemi treguar se së bashku mund të realizojmë gjëra të bukura.Shqipëria ka mundësi të mëdha ekonomike dhe ne gjithmonë e më shumë po këshillojmë investitorët turq që të vijnë këtu."
Zv.ministrja e Ekonomisë Brunilda Paskali e cilësoi hapjen e Dhomës së Tregtisë Turke në Shqipëri një mbështetje më shumë për biznesin turk.
Hapja e Dhomës së Tregtisë Turke në Shqipëri do jetë një mundësi më shumë për të informuar bizneset në lidhje me sektorët më me potencial për investime.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA