Dhrami: Kodra më tha mua e Kristaq
Ramës se donte të varrosej ne Ishëm'

Dhrami: Kodra më tha mua e Kristaq<br />Ramës se donte të varrosej ne Ishëm'
“Ibrahim Kodrën e kam njohur, sepse ishim me Kristaq Ramën dhe Shabanin në studion e tij në shtëpinë e tij në Milano”, tha sot Muntaz Dhrami për “Shqiptarja.com”.

Ndërsa tregon takimin me piktorin e njohur në momentet e fundit të jetës, skulptori Muntaz Dhrami rrëfen se “Kodra ishte pak pa qejf dhe na tha që ‘Unë kam qejf për t’u varrosur dhe do të varrosem në Ishëm”.

I pyetur se pse nuk e ka shkruar këtë ne testament vet Ibrahim Kodra, Muntaz Dhrami shprehet se “Sigurisht që kanë abuzuar me testamentin.

Pse, ‘e drodhi’ ai në momentet e fundit të jetës?!, shtron pyetjen skulptori i njohur, duke u shprehur me tej se “njerëzit varrosen në vendlindje.

Ç’ne ai të varroset pranë Naim Frashërit. Këto lloj varrimesh bëhen me vendime kolegjiale dhe jo të Ministrisë së Kulturës.

Po qe se do të kishte një logjikë që pranë Naim Frashërit të varrosnin personalitete të shquara të artit shqiptar, pse të mos varrosnin atje Odise Paskalin, se Ibrahim Kodra për shembull ka qenë nxënës i Odise Paskalit”, tha skulptori i njohur Muntaz Dhrami, duke shprehur opinionin e tij se është bërë nja gabim i madh që e kanë zhvarrosur nga Ishmi.

Ai ua ka thënë këtë shumë njerëzve.

Redaksia Online
 b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Makina del nga rruga në Lushnjë, përfundon në oborrin e një banese, zhduket shoferi! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai

Makina del nga rruga në Lushnjë, përfundon në oborrin e një banese, zhduket shoferi! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai