TIRANE, 27 Qershor/ATSH/- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i shpreh ngushëllimet e saj familjes dhe njerëzve të dashur të Artan Santos.
Vrasja e një prej sipërmarrësve më të shquar të Shqipërisë është dhimbje e madhe për sipërmarrjen private dhe të gjithë shqiptarët, thuhet në mesazhin ngushëllues.
"Një apel për policinë për gjetjen sa më shpejt të autorëve të krimit dhe dënimin e tyre me gjithë ashpërsinë e ligjit. Apel politikës për vlerësimin e rolit të sipërmarrjes private dhe mbrojtjen e saj. Apel qytetarëve shqiptarë për qytetari dhe ndjeshmëri", thekson DHTI në mesazhin ngushëllues./a.gjonaj//a.ke/