TIRANE - Për të dytën herë brenda më pak se tre vitesh PD nxjerr nga zyrat e saj për t’i shitur si peticione të artistëve dhe figurave për të treguar me gisht opozitën dhe kreun e saj Edi Rama, si pengues të afrimit të Shqipërisë me BE-në. Madje pa ndërruar as leksikun përdorur në peticionet, ku firmëtarë janë artistë të shquar që për fat të keq, detyrohen të firmosur për të mbajtur vendin e punës.
Në 10 maj 2010, një grup prej këtyre artistëve firmoste një letër të hapur, ku kërkonte që opozita të ndërpriste grevën e urisë, që vendi të fitonte liberalizimin e vizave: "Zoti Rama, hiqeni pritën! Lërini shqiptarët të mbërrijnë në shtëpi! Mos u bëni antiheroi i radhës, i kohëve moderne! As ju nuk e vrisni dot destinin tonë!", mbyllej letra e artistëve.
Në 10 janar 2013 letra e 23 artistëve që në fakt është letra e hartuar në zyrën e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas zyrës së shqypit të Kuvendit, erdhi në Kuvend, bashkë me firmëtarët, intelektualë dhe figura të shquara dhe ky peticion thuhej se i dërgohej për dijeni edhe Kryetares së Kuvendit.
Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 12 janar 2013
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në 10 maj 2010, një grup prej këtyre artistëve firmoste një letër të hapur, ku kërkonte që opozita të ndërpriste grevën e urisë, që vendi të fitonte liberalizimin e vizave: "Zoti Rama, hiqeni pritën! Lërini shqiptarët të mbërrijnë në shtëpi! Mos u bëni antiheroi i radhës, i kohëve moderne! As ju nuk e vrisni dot destinin tonë!", mbyllej letra e artistëve.
Në 10 janar 2013 letra e 23 artistëve që në fakt është letra e hartuar në zyrën e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas zyrës së shqypit të Kuvendit, erdhi në Kuvend, bashkë me firmëtarët, intelektualë dhe figura të shquara dhe ky peticion thuhej se i dërgohej për dijeni edhe Kryetares së Kuvendit.
Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 12 janar 2013(eç/shqiptarja.com)









