Skenat e dhunës janë rikthyer sërish në stadiumin e Lacit, teksa në pjesën e dytë të ndeshjes mes kurbinasve dhe Kukësit tifozët kanë hedhur sende të forta në fushë.

Për pasojë ka mbetur I plagosur futbollisti I Kukësit, Dritan Smaijli, I cili është goditur më mjete të forta, ndërsa është dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës.

Situata gjatë gjithë ndeshjes ka qënë e tensionuar, ndërsa vendasit kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1. 

Sakaq drejtuesit e ekipit të Kukësit pohojnë se ekipi kurbinas I ka marrë tre pikët edhe më ndihmën e dhunës. 

Mësohet se autobuzi I ekipit të Kukësit është larguar nga qyteti nën masa të rrepta sigurie.

Ky incident pritet të merre në shqyrtim nga Komisioni I Disiplinës, ndërsa pritet të ketë masa ndëshkimore për Lacin.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)