Dhuna,Balla:Kryemadhi rrezikon
5 vite burg, PS do të marrë masa 

Dhuna,Balla:Kryemadhi rrezikon<br />5 vite burg, PS do të marrë masa <br>
Partia Socialiste thotë se Monika Kryemadhi rrezikon deri në 5 vjet burg, pasi ka penguar deputetin Ulsi Manja të ushtrojë të drejtën e votës. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha se është garda e republikës që duhet të bëjë kallëzim penal ndaj deputetëve të opozitës për kaosin e krijuar në sallë.

“Kushdo që i shkon në mend, si Kryemadhit, apo deputet tjetër, e theksoj vetëm të LSI, të cilët ushtruan dhunë ndaj deputetëve të PS, rasti i Ulsi Manjës i dhunuar nga Kryemadhi është i paprecedentë në këto 27 vite demokraci. Kjo dënohet me gjobë, deri në 5 vite burg”, deklaroi Balla.

Numri dy i PS-së fton opozitën të kërkojë falje për situatën e krijuar.

“Mirëpres një ndjesë publike nga PD dhe LSI për dhunimin e institucionit më të rëndësishëm të Shqipërisë, siç është Kuvendi i Shqipërisë. Në Kuvend ne jemi zgjedhur për të diskutuar, dialoguar, për të pasur mendime të ndryshme, debate, por sigurisht nuk na kanë votuar shqiptarët për të pasur shfaqje skandaloze”, theksoi Balla.

Sipas Ballës, PS është duke vlerësuar rastet në mënyrë që të përgatisë një material për atë që ndodhi në seancën e së hënës. Nëse do të thirret Byroja e Kuvendit, kjo duhet të ndodhë brenda mesditës së të mërkurës, dhe përjashtimi maksimal për deputetët është 10 ditë. Ky përjashtim nuk ka vlerë në këtë periudhë kur Kuvendi është me pushime deri në javën e tretë të janarit. PS po shqyrton mundësinë e kallëzimit penal ndaj disa deputetëve të opozitës që goditën anëtarët e qeverisë për dhunim për shkak të detyrës, si dhe për pengim të ushtrimit të funksioneve publike.

“Sigurisht që situata e krijuar dje në Kuvend ishte dramatike, po të kemi parasysh veprimet e shumë deputetëve të PD-LSI. Dënimi maksimal i parashikuar në rregulloren e Kuvendit është 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Brenda 48 orëve duhet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën për kaq shumë deputetë të përfshirë në një akt të turpshëm të dhunimit të rregullores së Kuvendit dhe dëmtimit të imazhit të Kuvendit në sytë e shqiptarëve, por edhe në sytë e medieve botërore. PS është duke përgatitur një material, që do vlerësohet për hapat që do ndërmerren. Dje patëm elementë që hynin në jurispundencën e Kodit Penal, po të kemi parasysh vepra penale të moslejimit të ushtrimit të detyrës publike. Detyra e deputetit është ajo e lirisë së fjalës në Kuvend, por edhe e ushtrimit të detyrës”, shtoi deputeti socialist. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike