Dhuna çnjerëzore ndaj të moshuarës në Pejë, kërcënohet me jetë aktorja që publikoi videon! E bija e viktimës: Pashë shenjat në trup, s'e besova

Dhuna çnjerëzore ndaj të moshuarës në Pejë, kërcënohet me jetë aktorja që publikoi videon! E bija e viktimës: Pashë shenjat në trup, s'e besova

E bija dhe e moshuara që u dhunua në Pejë

PEJË- Dhuna, presioni i shoqërisë dhe britmat e një nëne dëshmori gjatë luftës së Kosovës ishin nxitëse për tronditjen e opinionit publik. Tri vajza, të ‘veshura’ jo thjesht me bluza të bardha por edhe me detyrën e shenjtë të humanizmit, dhunuan, qeshën dhe frikësuan një nënë, e cila prej moshës e kalitjes së viteve, nuk kishte fuqinë të mbrohej. 

E së fundmi, vajza e të moshurës së azilit në Pejë, e tronditur nga ngjarja e rëndë kërkoi drejtësi. Duke e cilësuar si ‘fundin e botës’, e bija luti institucionet të merren seriozisht me këtë çështje.

Ndërkaq, aktorja dhe njëkohësisht aktivistja e cila bëri rastin e dhunës publike në një intervistë për mediat kosovare u shpreh se është kërcënuar edhe me jetë.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndë janë paralajmëruar edhe protesta në Gjakovë e Tiranë për ndalimin e dhunës ndaj të moshuarve në azile.

"Nuk e di a mundem m’u shpreh. Jam e tronditur. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. Situata në të cilën gjendemi unë dhe familja është e paspjegueshme. Unë e vizitoj një herë ose dy herë. Kur ka ardhë xhirimi, kam qenë në orar të punës. Jemi nisë për Pejë. Nënën e kam tërheqë menjëherë prej aty. Shpresoj që drejtësia ta vendos këtë çështje. I lus institucionet gjegjëse që të merren seriozisht. Të ndodh diçka e tillë, në një vend ku paguajmë 600 euro për një muaj, ky është fundi i botës", tha ajo në RTV Dukagjini.

E bija madje zbuloi se para katër ditësh në vizitën e saj të përhershme te e ëma ka vërjetur shenja dhune në faqen e nënës por nuk e ka besuar se këtë mund ta kishin bërë punonjëset e qendrës.

Kujtojmë se dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Dhunim i të moshuarës në azilin në Pejë, flet djali i saj: Nënën nuk do t'ia lë askujt! Do shkojmë bashkë në Belgjikë

Pas publikimit të pamjeve, ku një e moshuar dhunohet fizikisht nga Aurona Pelaj në azilin e Pejës, ka reaguar djali i saj. Ai ka thënë në emisionin “Shqipëria Live” se ka ardhur nga Belgjika sapo është informuar mbi ngjarjen dhe se askush tjetër përveç se atij dhe motrës nuk do të kujdeset për të.

“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vij këtu se unë jetoj në Belgjikë. Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore.  E kam vendosur që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time”, u shpreh ai. 

Ora 21:24
Dhunuan të moshuarën në azilin në Pejë! Lihen në burg 3 ish-infermieret


Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë.

Në njoftim e  gjykatës thuhet se  Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurave A.P, A.R dhe R.K, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale sulmi nga neni 184 par.3 nën par.3.1 lidhur me nenin 31 të KPRKsë.

“Të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë ngase ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi që e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ora 19:49
Pasi kërkoi falje për dhunën e të bijës ndaj të moshuarës, flet sërish babai i infermieres: Vajza ime është në gjendje të rëndë shëndetësore

1667467420_1667406304WATERMARKREPORTtv.00350100.Still010.jpg

Babai i 23-vjeçares Aurona Pelaj që ka dhunuar të moshuarën në azilin e pleqve në Pejë shprehet se e bija është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në një bisedë për ‘T7’, tha se është i shqetësuar për gjithcka ka ndodhur ndaj kërkoi falje në emër të së bijës. Megjithatë sot ka marrë avokat që të mbrojë të bijën që rrahu të moshuarën, në vend që të kujdesej për të.

Ora 16:57
Me pranga në duar, dalin pamjet nga Gjykata të infermiereve që dhunuan dhe filmuan të moshuarën në Pejë

Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës. Në një video të sjellë nga Klan Kosova, 3 infermieret janë parë më pranga në duart duke u futur në ambientet gjykatës.

Ora 11:49
‘Të parandalojmë torturat’, Gjakova paralajmëron protestë për të moshuarën që u dhunua në azil: Dhunuesi ka fytyrë

1667406304_WATERMARKREPORTtv.00350100.Still010.jpg

Nesër, nga ora 12:00 në Gjakovë do të protestohet për rastin e dhunës ndaj së moshuarës në Azilin e të Moshuarve në Pejë nga punonjëset e qendrës.

Protesta organizohet nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98\99 dhe mbahet tek lapidari “Shokët e Lirisë”.

E moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

“Krejt bashkë të premten në ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat në Shtepitë e Pleqeve, t’i gjendemi në krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrarë në Betejën e Çabratit më 7 Maj 1999. Nënat e dëshmorëve janë nënat tona”, thuhet në njoftim.

Ora 10:50
Daily Mail publikon videon e rëndë në shtëpinë e të moshuarve në Pejë: Infermierja e goditi vazhdimisht

1667469076_1667399132WATERMARKREPORTtv.00401319.Still010.jpg

Videoja që ka tronditur opinionin publik që prej ditës së djeshme ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. 

Daily Mail ka publikuar videon duke e shoqëruar me titullin “Momenti tronditës një grua e moshuar në shtëpinë e kujdesit në Kosovë goditet vazhdimisht nga infermierja”.

‘Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplakë nga një infermiere.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban gruan nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë.

Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër po e filmon – e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegia i saj sulmon gruan e moshuar...- thuhet në një pjesë nga shkrimi i Daily Mail.  

Ora 10:44
‘Veç mos të pafsha se kam me të mbyt’, Publikoi videon e dhunës çnjerëzore të infermiereve ndaj të moshuarës në Pejë, kërcënohet me jetë aktorja

1667468688_KaltrinaZenelidjevojkasnimakkosovo212.jpg

Aktorja e dhe aktivistja e cila publikoi videon e tmerrshme të dhunës së infermiereve ndaj të moshuarës në azil është kërcënuar me jetë. Kaltrina Zeneli u shpreh se mes qindra mesazheve që i kishin mbërritur, mes tyre ishte dhe një kërcënim me jetë. Edhe pse anonim, sërish ndaj aktores është bërë një kërcënim i frikshëm.

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV.

Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër. Po dua me ia bë të ditur të gjithëve se nuk kam qenë unë ajo që ka incizuar. Kush ka ndonjë problem të më shkruajë mua”, shtoi aktorja Zeneli.

“Unë punoj në Artpolis, një organizatë feministe dhe reagojmë për raste të ndryshme kur ka dhunë familjare. Gjatë kohës që kam qenë me kolegët pak para provave, më ka shkrujt dikush dhe ka kërkuar me dit qysh me raportu një dhunë. I thashë thirre Policinë, ata të drejtojnë ku duhesh me shku. Më tha, a mundesh me ma gjet një numër që merret këto raste dhe po më tregon që është ushtru dhunë ndaj një të moshuare. Unë prapë i thashë thirre Policinë. E vazhdova ditën. Pas dy-tre ore, e pyeta a ka marrë një iniciativë. Më tha që ishte duke pritur për të shkuar në Polici. Por aty ma ka dërgu videon. Pasi e kam pa, nuk mujta me prit më dhe e kam postuar menjëherë. Nuk kam mundur ta shoh videon deri në fund. Jam shtangur, nuk kam dit me reagu. E kam qit nënën time në vend të saj. Nuk e di… s’po gjej fjalë të përshkruaj”, u shpreh aktorja.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/11/2022 01:16

    Ky nuk eshte rasti i vetem,ne bote ndodhin shpesh, bile dhe me rende deri ne perdhunime.Personat me aftesi te kufizuara mendore jane perhere viktima.Prandaj eshte mire qe te kete kamera te fshehta ne dhomat e tyre,pervec atyre qe kane institucionet,tregohuni te vemendshem ndaj hematomave qe mund te kene ne trup,bisedoni me ta,sidomos kur jane ne momente kthjellimi mendor dhe vereni me kujdes si reagojne ndaj pranise te punonjesve te vecante,frika dhe ankthi nuk shprehen vetem me fjale,por dhe me sy,me levizje e pozicione te trupit e gjymtyreve.

    Përgjigju
  • Mala: 03/11/2022 12:30

    Kjo shemti njerezore ka burimin ne institucionet qeveritare,Ato lejohen,te hapi te bejne tregei,vetem se kane para,se kane nuk kane para,por jo edhe pergatitje profesionale, hapin ente e institucione te tilla "humanitare" edhe arsimor dhe krijohen shemti te tilla sic ishte kjo e te moshures se toturuar e te shtypur me gjunje per muri,nga nje fytyre nejriu e qenie jo njerezore, nga e cila peson Nena Madhja e nje Deshmori qe solli lirine,fatkeqesisht edhe per jonjerzore.

    Përgjigju
  • Sifi: 03/11/2022 12:26

    Te vesh dore mbi nje femer eshte krim i pafalshem ,por te vesh dire mbi nje nene ne moshe te thyer eshte satanizem.Por e keqa nuk ka fund .Ne mes te Tiranes tek dera kryeministrise kur e drejtonte non grata nje burre nje militant rrahu nje grua te verber se po protestinte .Oo ketij rasti cfar fjala mund ti vejm.Te tille njerez duhen denuar qe te behet mesim

    Përgjigju
  • Turi: 03/11/2022 10:16

    Duhet te shkrihen fare ojf dhe ajdutet e te drejtave te njeriut orgjentisht. Dhe ato palo gra qe dalin dhe llamatisin tere diten per te drejtat e grave dhe te njerzimit me demek. Ku jam sot te dalin me pankarta ne protesta,per kete gje te shemtuar te felliqur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës

VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës