Dhuna dhe incidenti me fishekzjarre, klubi i Tiranës pezullon drejtorin e stadiumit

Dhuna dhe incidenti me fishekzjarre, klubi i Tiranës pezullon drejtorin e stadiumit

Incidentet e dhunës në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani kanë detyruar skuadrën bardheblu e cila ishte edhe pritëse të mbajë një mbledhje mes drejtuesisht të hënë në darkë, nga ku janë marrë disa vendime të rëndësishme.

Për ‘Report TV’ presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, ka konfirmuar se është pezulluar përkohësisht drejtori i stadiumit Ksenofon Haskoçela. Ky i fundit nuk do të mbajë më postin deri në zbardhjen e plotë të situatës, ndërkohë që në polici janë dorëzuar të gjithë pamjet filmike.

Arsye e gjithë kësaj janë gropat e hapura të cilat ishin të mbushura me fishekzjarre me qëllim për të lënduar tifozët e Partizanit. Si rrjedhojë, përveç drejtorit, ështe pezulluar edhe një roje stadiumit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare