Ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Elbasanit ka vënë në alarm policinë e Vlorës. Për shkak të historikut në të kaluarën, ku shpesh dy tifozëritë janë përleshur me njëra-tjetrën, një numër i madh forcash policore janë vënë në dispozicionin të mbarëvajtjes së takimit.
Burime bëjnë me dije se për këtë ndeshje janë angazhuar rreth 700 forca policie, ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Kjo sfidë duket e pamundur për t’u menaxhuar nga ‘steëart-et’, të cilët e kanë të pamundur duke parë agresivitetin që kanë shfaqur dy tifozëritë më herët. Duke qënë se kanë udhëtuar në numra të shumtë, policia ka njoftuar tifozët e Elbasanit se në Vlorë duhet të udhëtojnë për ndeshjen vetëm tifozët që kanë mbushur 18-vjeç dhe të gjithë duhet të jenë me ID me vete.
Ndeshja Flamurtari-Elbasani ka nisur në orën 16:00.
Komente










