TRIPOLI- Dhjetë persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën pas luftimeve në veri të Libanit mes komuniteteve muslimane. Beteja në rrugë mes sunive dhe alavitëve në qytetin e Tripolit vazhdoi për të dytën natë ndërsa gjithçka është karikuar nga atmosfera rajonale dhe luftimet në Siri.

Persona të armatosur në distriktin suni të Bab al-Tabbana dhe alavitët në Jabal Muhsin kanë shkëmbyer të shtëna me armë dhe granada deri në orët e vona të natës. Korespodenti i BBC në programin e mëngjesit tha se autoritetet kishin dështuar të të vendosnin rendin në këtë zonë.

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad është vet një alavitë i cili po lufton me opozitarët suni në Sirinë fqinje. Kryeministri i Libanit Najib Mikati bëri thirrje për palët që ti japin fund betejës absurde që ka përfshirë Tripolin, një qytet me afro 200 mijë banorë dhe i dyti më i madh në vend. "Ne kemi paralajmëruar rrezikun se mund të përfshihemi në këtë valë konflikti që karakterizon rrethinat e Libanit", tha Mikati duke ju referuar dhunës në Siri. Ai i kërkoi banorëve të Tripolit të mos lejojnë askënd që të mund ti transformojë ata në municion për luftën e dikujt tjetër.
(dm/shqiptarja.com)