Dhuna, Laçi dënohet 5 sfida pa tifozë
Dritan Smajli: Laska më kërkoi falje

Dhuna, Laçi dënohet 5 sfida pa tifozë<br />Dritan Smajli: Laska më kërkoi falje
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar ekipin e Laçit me zhvillimin e 5 ndeshjeve pa tifozë për shkak të incidenteve që ndodhën në sfidën përballë ekipit të Kukësit në fundjavë. Komisioni ka arsyetuar se Laçi për hedhje të sendeve të forta në fushë, thirrjeve ofenduese duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të lojës dënohet me 5 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Ndërsa ankimi i Kukësit për fitoren e ndeshjes në tavolinë nuk pranohet nga Disiplina. Kujtojmë që për dhunën e ushtruar ndaj lojtarit të ekipit të Kukësit, Dritan Smajli në minutën e 47, Presidenti i ekipit verilindor përmes një kërkesë iu drejtua FSHF dhe Komisionit të Disiplinës për 3 pikët në tavolinë, pasi sipas tij Laçi dështoi në organizimin e ndeshjes duke vendosur edhe jetën e lojtarëve në rrezik, pasi mbrojtësi theksoi Gjici mori një goditje të rëndë. Dritan Smajli teksa po kryente një rivënie anësore u godit me një flakadant në kokë nga tifozët e Laçit duke përfunduar në spital e qytetit dhe më pas u mjeku në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas drejtuesve të Kukësit nga ai moment ndeshja duhet që të ishte ndërprerë, pasi u cenua siguria, por një gjë e tillë nuk është marrë aspak në konsideratë nga anëtarët e Disiplinës duke vendosur që të refuzojnë kërkesën për shqyrtim. Sipas vendimit të Disiplinës, nuk është pranuar ankimi i Kukësit për të marrë 3 pikët në tavolinë, duke mos qenë i bazuar në rregulloren e Kodit të Disiplinës Sportive. Ndërkohë që dje Disiplina ka marrë edhe vendime të tjera të rëndësishme. Kështu trajneri i ekipit të Vllaznisë, Raineri për protesta ndaj vendimeve të arbitrit në ndeshjen me Tiranën dënohet me 1 ndeshje pezullim.

Edhe Vllaznia dënohet me 100 mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve të saj në ndeshjen me Tiranën. Nuk shpëtojnë as tifozët e Partizanit, Disiplina vendos 100 mijë Lekë gjobë për sjelle të gabuar gjatë ndeshjes me Skënderbeun që u zhvillua në Durrës. Ndërsa ankimi i Bylisit në lidhje me Kukësin do të shtyhet në mbledhjen e ardhshme. Trajneri i Beslidhes, Ridvan Kuli për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarit dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i Kastriotit Andrea Kule dhe lojtari i Ilirisë Sokol Selaci për sjellje të keqe ndaj njeri tjetrit dënohen secili me 2 ndeshje pezullim.

Smajli: Laska më kërkoi falje, të  arrestohen autorët e dhunës
 
Në një prononcim për Shqiptarja.com, Dritan Smajli që u godit me sende të forta në kokë shprehet pas vendimit të Disiplinës se” Mendoj që disiplina ka dhënë verdiktin me të mirë që ajo ka menduar.

Unë jam dakord që një qytet të mos dënohet nga dy tre persona që mua më goditen por të paktën të identifikohen këta persona të dhunshëm e të mos hyjnë më nëpër stadiume. Më vjen keq që shumë njerëz kanë menduar që un kam bërë teatër pasi kamerat vetëm një pamje kanë dhënë dhe jo kur jam goditur me çadër dhe telefon. Ata njerëz ta provojnë se sa dhemb të godasin me këto dy sende dhe jo vetëm me atë që ka dhënë TV.

Më vjen mirë vetëm për një gjë që presidenti Laska ka kërkuar ndjesë karshi meje pasi edhe ai ka fëmijë sikur kam unë dhe besoj e ndjen se cdo të thotë të shkoj babai në spital pasi dhunohet nga tifozët. Shpresoj të mos ndodhin ngjarje të tilla të shëmtuara. Nuk është të këmbehet jeta me tre pikë në tavolinë besoj më kuptoni. Le të fitojë futbolli jo dhuna” deklaroi ai.


Vendimi i Plotë

I mbajtur sot me date 11 Shkurt 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS

                                       VENDOSI:

1.KF “Vllaznia”, per sjellje e gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 100.000 (njeqindmije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

2.Tranjeri i KF “Vllaznia”, Ubaldo Rajneri, per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit, denohet me 1(nje) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
3.KF “Partizani ”, per sjellje e gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 100.000 (njeqindmije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
4.Lojtari i KS “Kastrioti”, Andrea Kule dhe lojtari i KF “Iliria”, Sokol Selaci, per sjellje te keqe ndaj njeri tjetrit, denohen secili me 2(dy) ndeshje pezullim ng aktivtieti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
5.Lojtari i KF “Iliria”, Klodian Baku, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
6.Tranjeri i KF “Iliria”, Fatmir Sala, per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
7.KF “Terbuni”, per hedhje te mjeteve ndezese ne fushen e lojes, denohet 1(nje) ndeshje pa spektatore ne stadiumin perkates dhe me gjobe me vlere 100.000 (njeqindmije) leke, bazuar ne nenin 66/2,66/3.a dhe 136/1.a te KDS.
8.Tranjeri i KF “Beslidhja”, Ridvan Kuli, per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
9.KF “Beslidhja”, paralajmerohet se ne rast te perseritjes se sjelljes se gabuar te tifozeris se saj, do te jene subjekt i denimeve qe permban Kodi i Disipilines Sportive.
10.Lojtari i KF “Luftetari”, Ergis Mersini, per sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater)ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin te 49/1.a te KDS.
11.Lojtari i KF “Shkendia Dr”, Albian Mara, per sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin te 49/1.a te KDS.
12.Ekipi i futsal “Black Sheep”, perjashtohet nga Kampionati Kombetar i Futsal.
13.Korrigjimin e pikes 3, te vendimit date 28.01.2015 te KDS: Ekipi i futsal“Teuta”, per braktisje ne ndeshje me ekipin i futsal “Edro Vlora”, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe heqjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 55 te KDS.
14.Mospranimin e kerkeses se KF “Partizani” duke qene ne kundershtim me nenin 37 te KDS.
15.Tranjeri dhe Zv.tranjeri i KF “Besa” U-17, Fejzi Bubeqi dhe Dorian Bubeqi, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohen secili me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.
16.KF “Laci”, per hedhje te sendeve te forta, thirrjeve ofenduese ne fushen e lojes duke shkaktuar akte dhune dhe nderprerje te perkoheshme te lojes, denohet me 5 (pese) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar nenin 66/3.b te KDS.
17.Mospranimin e ankimit te KF “Kukesi” si te pabazuar ne Rregullore e Kodit te Disiplines Sportive.
18.Ankimi i KF “Bylis” ne lidhje me KF “Kukesi” do te shtyhet ne mbledhjen e ardhshme.

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

                              Komisioni i Disiplines

Kryetar                             Anetar                         Anetar

Sokol Como                Ermal Bime                  Kujtim Pagria



d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni