Dhuna në Beograd, Serbia fillon
hetimet për Bogdanov pas 3 muajsh

Dhuna në Beograd, Serbia fillon<br />hetimet për Bogdanov pas 3 muajsh
I janë dashur fiks 3 muaj autoriteteve të drejtësisë serbe për të nisur hetimet për Ivan Bogdanovin, i cili u fut në fushë ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë e zhvilluar më 14 Tetor në Beograd. Bogdanov, i njohur ndryshe edhe si Ivani i “Tmerrshëm” pas ndërprerjes së ndeshjes në minutën e 41 për shkak të hedhjes së fishekëzjarrëve, u fut në fushë së bashku me disa tifozë të tjerë duke kërcënuar lojtarët kuqezinj.

E ndërsa disa ditë më parë u fol për një urdhër arrest të lëshuar nga Beogradi, asgjë nuk ndodhi më pas. Ndërsa gjatë ditës së martë, mediat serbe duke iu referuar burimeve nga prokuroria e Beogradit raportojnë se Ivan Bogdanov do të gjykohet për akuzën e futjes në fushë.

Huligani serb edhe më parë ishte dënuar për prishjen e ngjarjeve sportive. Kujtojmë që Shqipëria dhe Serbia do të ballafaqohen në Arbitrazhin Sportiv për atë që ndodhi në Beograd. Kombëtarja shqiptare ka depozituar të gjitha provat e dhunës, ndërsa Serbia pretendon se gjithçka ndodhi pas provokimit të dronit, por ndeshja nuk u ndërpre për këtë shkak.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole