Dhuna në familje hyn në
Kodin Penal, dënim 5 vjet burg

Dhuna në familje hyn në <br />Kodin Penal, dënim 5 vjet burg
TIRANE- Deputetët ashpërsojnë penalizimet për dhunën në familje. Rrahja, qoftë ndaj bashkëshortit aktual, ish bashkshortit apo bashkjetuesit, tashmë futet në kodin penal, si një vepër e veçantë krimi e dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burg. "Përjashtohen nga e drejta për të kërkuar liri me kusht apo dënime alternative, dhunuesit e fëmijëve, grave shtatëzëna apo personave, që s'mund të mbrohen. Në këtë kategori përfshihen dhe ata që dhunojnë për arsye raciste, fetare, gjuhësore dhe politike. "Së pari është rrezikshmëria e lartë shoqërore e veprës penale dhe ka të bëjë në gjykim tim, për një masë dënimi mbi 5 vjet e sipër. Periudha e sigurisë do thotë në vetvete, vendosjen e një afati minimal dhe një afati maksimal, që unë propozoj të jetë nga 2/3 e vendimit të dhënë nga gjykata deri në ekzekutimin e plotë të dënimit penal, brenda së cilës, gjykata me vendim gjyqësor s'lejohet që të kryhet lirimi parakohe me kusht ose falja", tha Gumi. Ndërhyrje në ligj do t'i bëhet dhe nenit për Presidentin. Shpifja e fyerja ndaj Presidenti, me konsensusin e të dy palëve, pritet të mos përbëjnë më vepër penale ndonëse aktualisht dënohen me gjobë ose burgim deri në tre vjet.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie