Dhuna në Këln, 31 të ndaluar
për sulmet natën e Vitit të Ri

Dhuna në Këln, 31 të ndaluar<br />për sulmet natën e Vitit të Ri
Policia gjermane ka ndaluar 31 të dyshuar, pasi ka kaluar vetëm një javë nga dhuna  e ushtruar kundra qindra grave e vajzave natën e ndërrimit të viteve në Këln.
Mes tyre janë edhe 18 refugjatë që kërkojnë azil në Gjermani, bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjermane, Tobias Plate. 

Ndërkohë, pak orë pas këtij komunikimi ka ardhur lajmi për shkarkimin e shefit të policisë së Këlnit. Ëolfgang Albers,60 vjec është informuar nga ministri i brendshëm i Landit Ralf Jaeger se do të dalë në pesion të parakohshëm.

Deri më tani, Albers kishte mohuar çdo përgjegjësi lidhur me ngjarjen dhe kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të dorëhiqej. 

Ndërkohë, të gjithë të ndaluarit janë marrë në pyetje; 9 prej tyre janë me origjinë algjeriane, 8 nga Maroku, 5 nga Irani dhe 4 nga Siria. Të tjerët janë dy shtetas gjermanë, një iraken, një serb dhe një shtetas amerikan. 

Një ditë më parë policia kishte ndaluar dy të rinj me origjinë afrikano-veriore, të cilët në  celularët e tyre  kishin video dhe foto të natës së Vitit të Ri, që tregonin episode të ngacmimit . Sipas mediave gjermane, të dy ata kishin edhe një fletë me përkthimin nga arabishtja të termave seksualë.


Krimet e dyshuara kanë tërhequr vëmendjen e kancelares Angela Merkel, e cila deklaroi  se Gjermania duhet të mendojë deportimin e kriminelëve të huaj.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët