Dhuna në Laç, Disiplina dënon
Endri Lalën 5 ndeshje pezullim

Dhuna në Laç, Disiplina dënon<br />Endri Lalën 5 ndeshje pezullim
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka pezulluar për 5 ndeshje lojtarin e ekipit të Mamurrasit, Endri Lala për goditjen e lojtarit të ekipit të Tërbunit, Senad Lekaj në përfundim të ndeshjes së vlefshme për Kategorinë e parë, e cila u zhvillua në Laç ditën e shtunë.

Pas përjashtimit që i bëri Presidenti Ndreca dhe shoqërimit në Komisariat për sqarimin e cështjes, Lala merr një tjetër goditje për incidentin me Lekaj.

Gjithashtu Disiplina ka dënuar edhe lojtarët dhe zyrtarët e ekipeve Brians dhe Shkëndijës B të U-19 për incidentet në Tiranë në kampionatin e moshave.


Vendimet e plota
  1. Lojtari i KF “Egnatia”, Klinton Klosi, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
  2. Lojtari i KF “Orikumi”, Stiliano Moracaj, per ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  3. Lojtari i KF “Adriatiku Mamurras”, Endri Lala, per goditje ndaj lojtarit kundershtare, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga akitiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
  4. Lojtari i KF “Teuta” U -19 , Amarildo Mara, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
  5. KF “Dinamo K” U- 17, per braktisjen e ndeshjes me KF “Tirana B” U-17, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
  6. Lojtaret e KF “Brians” U-19, Xhovani Marku, Petrik Fetaj, Klaudio Toplana, Denis Geci, Geriol Kokaj, Dede Bushi dhe Kristjan Ndoj, per perfshirje ne grindje dhe goditje te lojtareve kundershtare, denohen secili me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktivtieti, bazuar ne bashkim te neneve 48/1.e dhe 50/1 te KDS.
  7. Zyrtari i KF “Brians” U-19, Henri Nderka, per goditje ndaj kundershtarit, denohet me 9(nente) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2.b te KDS.
  8. Lojtari i KF “Shkendia B” U-19, Petrik Ropi , per goditje te lojtareve kundershtare, denohet me 6(gjashte) ndeshje pezullim nga aktivtieti, bazuar ne nenin 48/1.e  te KDS.
  9. Lojtari i KF “Shkendia B” U-19, Jurgen Mehidri, per perfshirje ne grindje dhe goditje te lojtareve kundershtare, denohet me 6(gjashte) ndeshje pezullim nga aktivtieti, bazuar ne bashkim te neneve 48/1.e dhe 50/1 te KDS.
  10. KF “Brians” U-19, humbet ndeshjen ne tavolin me KF “Shkendia B” U-19, me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenet 12/g dhe 31/1 te KDS.
 
 
 

d.b/shqiptarja.com
 
 
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori