Ndeshja  mes Kukësit dhe Laçit, e shoqëruar nga akte dhune ndaj futbollistëve verilindor ka bërë që Presidenti i nën kampionëve, Safet Gjici të kërkojë 3 pikëshin në tavolinë dhe dënimin e ekipit të Laçit.

Gjici  nga Kukësi ka deklaruar  se Federata Shqiptare e Futbollit nuk duhet te heshtë, por duhet t’i japë një përgjigje të fortë akteve të dhunës, në stadiumet shqiptare. Ndërkohë  është bërë ankimimi në Komisionin e Disiplinës ku Kukësi ka paraqitur provat, filmime, foto mbi dhunën e ushtruar si  dhe një kopje të denoncimit që ka bërë futbollisti Smajli në Prokurorinë e Kurbinit dhe kartelën mjekësore.

Pritet që të mërkurën do të merret vendimi, për këtë ndeshje. Gjatë ndeshjes e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit, të kategorisë Superiore, Kukësi të dielën u përball me Laçin, ndeshje e cila u mbyll 2 - 1, në favor të laçianëve.


b.b/shqiptarja.com